Ekonomia

Ahmetaj: Objektiv mbështetja e sipërmarrjes dhe qytetarëve

Nga Arben Ahmetaj*

Të nderuar deputetë, do detyrohem të lexoj titullin e draftligjit, për t’i shpjeguar kolegut tim, pjesëtarit të opozitës z. Blushi se çfarëështë ky draftligj. Nuk është faji i draftligjit, i qartësisë së tij, nëse ju nuk e keni kuptuar. Është faji jot që ke njëindiferencë spektakolare ndaj proçeseve jashtëzakonisht shumë mbështetëse ndaj edhe njerëzve në nevojë, siçështë fshirja e pjesshme dhe pagesa e pjesshme e detyrimeve tatimore, ku përfshihen edhe gjobat dhe interesat. Titulli lexohet “Për pagesat dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe proçedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së detyrimeve tatimore.”

Dy shpjegime për ta patur të qartësi kemi ardhur në këtë proçes. Pikë së pari ka një vit ky draftligj që konsultohet me të gjithë grupet e interesit dhe është punuar në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nuk mund të quhet amnisti. Amnistia është shumëe vjetër edhe si terminologji dhe si proçes, i takon shekullit të kaluar. Patjetër. Dhe mos më thuaj që dija jote për këtëgjë i takon shekullit të kaluar. Sot nuk bëhet amnisti në tradicion, por bëhet lehtësim i fshirjes së detyrimeve në këmbim të pagesës së pjesshme, në mënyrë që, për informacionin tuaj, po synojmë një nga parimet kryesore që ka pagesa e detyrimeve, barazinë.

Së dyti, më duhet të them që Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka dhënë aprovimin për këtë ligj si çertifikuesi kryesor i proçeseve dhe reformave fiskale në Shqipëri. Arsyet për çertifikimin e këtij draftligji janë dy. Pikë së pari ndjek të gjitha proçeset dhe të gjitha këndet teknike të lehtësimit të sipërmarrjes. E dyta, e ngarkon parimin me një lehtësi plus, për të lehtësuar qoftë sipërmarrjen e vogël kryesisht, qoftë individët që kanë detyrime dhe këtu do t’ju numëroj dhe statistikat dhe sipërmarrjet që përfitojnë. Mbi të gjitha, ka një epokë të re në luftën antiinformalitet që kërkon instrumenta si këto për të kaluar detyrimisht për të gjithë sipërmarrjet, por edhe për administratën, në fazën tjetër.

Sqarimi tjetër, që ta kesh për vete, do të të lutesha që jo vetëm t’i kuptosh, po kur t’i kuptosh,mos e trajtosh statistikën emocionalisht, siç bën zakonisht.

Totali i borxhit është 191 miliard lekë, por nuk ke përfshirë detyrimet për makinat që ç’regjistrohen, (s’ka gje, mbaji shënim nuk prish punë). 191 miliard lekëështë një borxh, për informacionin tuaj, i akumuluar që nga viti 1995, ku ju personalisht jeni një nga aktorët kryesor të tranzicionit, i cili mbyllet tashmë, pra jeni pjesë.

Falen pa kusht 29 miliard lekë dhe jo aq sa thatë ju. Ta kuptosh çfarë do të thotë falje pa kusht. Janë detyrime, të cilat me ligje të pjesshme ose të plota, janë fshirë përpara vitit 2010 dhe për shkak se ka edhe njëklauzolë ligjore që ato që kanë kaluar pesë vjet të pa-mbledhura konsiderohen të pa-mbledhshme, atëherë ky ligj nuk bën gjëtjetër vetëm sanksionon të drejtën e fshirjes të atyre detyrimeve pa kusht para 31 dhjetorit 2010, ky është parimi i parë.

Parimi i dytëështë nga 1 janar 2011 – 31 dhjetor 2014, është fshirje me kusht. Çfarë do të thotë fshirje me kusht? N.q.s ke një detyrim tatimor (principalin),të papaguar, e për shkak se nuk e ke paguar principalin ke gjobë, kamatvonesë, interesa, atëherë për të lehtësuar rihyrjen në formalitet, ty të falen gjobat dhe interesat nëse paguan principalin.

Është një parim jashtëzakonisht shumë i shëndetshmën dhe lehtësues dhe për dijeninë tuaj ky kusht do të prekë më shumë se 200 mijë individë, dhe jo të pasurit sic the ti.

Më thuaj, kur falim fermerët që kanë gjoba për shkak të tregtimit të duhanit në rrugë, cfarë janë këta? Këta janë të pasur? Kur u falim detyrimin 100 mijë qytetarëve që kanë makina të c’regjistruara apo që nuk i kanë përdorur? Cfarë janë, janë të pasur këta? E di ti që kemi vënë super-taksë për makinat e luksit, apo e harron këtë? E kupton që për këta që janë në nevojë hoqëm një taksë, një detyrim? Pse e mohon këtë?

Po tjetrën, që janë gjeneruar nga sistemi, me të drejtë, në qershor të 2016, 90mijë gjoba për 90mijë qytetarë, ditën qëu shtyp butoni për sistemin online, e di? Përse nuk i numëron këta? Epo këta nuk janë të pasur, këta janë qytetarë të klasës së mesme që ti me indiferencën tënde nuk i numëron. A u bënë 200 e më shumë? Meqënëse do t’i numërosh të pasurit, e të varfërit.

Po këta të klasës së mesme që ne i kemi hequr ngarkesën prej 10%? Pse nuk vjen njëherë t’i thuash faleminderit kësaj mazhorance për taksën progresive? Edhe të vihesh në krahë të kësaj mazhorance që është në krahë të qytetarëvë në nevojë dhe të klasës së mesme? Bëje pra, meqë do të kuptosh ligjin. Pse nuk vjen këtu dhe të thuash: “Po, kjo qeveri, kjo mazhorancë (megjithëse ti nuk e do, nuk e pëlqen, e voton kundër), ka bërë taksën e biznesit të vogël 0.” Pranoje statistikën pa emocione pastaj bëj cfarë të duash me emocionet politike. Ke të drejtë ta bësh si të duash, tëanosh djathtas, majtas, me Saliun, me Lulin është gjykimi juaj nuk diskutohet, por e vërtëta është e vërtetë dhe statistika është kokëfortë pavarësisht se cfarë bojrash duam t’i vendosim, statistika është kokëforte. Ja ku i ke njerzit në nevojë dhe të varfrit që përfitojnë nga kjo “amnisti” sic tha ky por që nuk është amnisti, sepse ky term është një gabim teknik dhe konceptual dhei qëllimtë për filozofinë që kemi mbi të gjitha. Ështëfshirje dhe lehtësim i pagesës së pjesshme.

Kemi falur ngarkesë të ujësjellsave. Po, jemi në një reformë të ujit. Është reforma tjetër që do të shënojë një nga shtyllat e mandatit të dytë, nëse do. E pra ujësjellsat, pas asaj reforme territorial, sot kanë kaluar të gjitha pa përjashtim në përgjegjësi të pushtetit vendor dhe reforma do t’i bëjë në krye të 3-4 viteve, shumicën e tyreekonomikisht të qëndrueshme. Po i japim një mundësi duke i fshirë një pjesë të ngarkesës tatimore.

Një tjetër gjë shumë e rëndësishme qëkemi bërë këtu. Janë individë që kanë pësuar gjoba të padrejta dikur në doganë për TVSH-në e përjashtuar për import të makinerive të pajisjeve. Janë sipërmarrje që prodhojnë, e për shkak të një arbitrariteti të dikurshëm tëadministrates, nuk arrinin dot të bënin punë, e këta nuk janë të pasur, këta janë aktorë ekonomikë, këta janë prodhues, ne nuk i ndajmë të pasur e të varfër dhe pastaj t’i lyejmë me bojë. Ne i ndajmë në qytetarë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit dhe që kanë nevojë për politikat fiskale promovuese e këtu përfshihen gjithashtu në këtë ligj të dyja pjesët. Nuk i ndajmë për arsye politike. Thatë “pse tani”?  Jo, nuk është “pse tani”. Është në mars të 2016. Në mars të 2016 ka filluar procesi dhe sigurisht që për shkak të të gjitha proceseve teknike dhe konsultimeve me sipërmarrjen, konsultimeve me grupet e interest, erdhëm sot dhe po të ishim elektoralisht të qëllimshëm, do ta kishim bërë amnisti. Po, po ne nuk i përkasim shekullit të kaluar, po të ishim(po ta theksoj që ta dëgjosh e ta përdorësh kur të vish këtu e të bësh debat me mua), po të ishin elektoralisht të qëllimshëm, do kishim bërë amnisti që i përket shekullit të kaluar. Nuk e bëmë atë. Duam t’i përkasim Shqipërisë së gjeneratës tjetër dhe për këtë sjellim një instrument të shëndoshë fiskal.

Do të them dhe një gje tjetër që nuk e ke lexuar në ligj. Kemi lehtësuar nënkontraktorët në sektorin hidrokarbur që u shkatarruan nga arbitrariteti i AKBN-së dhe i tatimeve në 2011-2012. Nëqoftëse do të kishim zbardhur ato gjoba do të ishin 210 milionë dollarë, 210 milionë dollarëpër shkak të arbitraritetit të administrates së atëhershme. Po cfarë do bëjmë ne? Do të dalim këtu të shkatërrojmë ekonominë e Shqipërisë sepse ish-drejtori i AKBN-së dhe një ish-drejtor i tatimeve nuk i paska dashur qejfi të zbatoj ligjin?

Një qeveri e përgjegjshme vjen dhe e korrigjon veten në favor të ekonomisë. Këtë po bëjmë me këtë ligj dhe qytetarët e sipërmarrja na kanë falenderuar po do ta dish. Kjo është një nga arsyet pse besimi i aktorëve ekonomikë është mbi mesataren e dhjetë vjteve. S’të pëlqen patjetër, po shikoje grafikun e Bankës së Shqipërisë. Grafiku i Bankës së Shqipërisë, i dashur mik të thotë e zeza në të bardhë, me statistikë, që besimi i aktorëve ekonomikë është sot mbi mesataren e dhjetë viteve. Ka ndonjë arsye? Ka një arsye – Reformat. Ka një arsye – është një qeveri që punon përditë, për të lehtësuar klimën e biznesit. Diku ia dalim, diku nuk ia dalim, ama qëllimi i ditës është ky, lehtësimi i proçeduarve, lehtësimi i klimës së biznesit.

Ke bërë debat të pafund për minimumin jetik. Jam i bindur që nuk e di definicionin e minimumit jetik. Do të ta shpjegoj jose më shqetëson, po do desha miqësisht të të ndihmoja që të mos bëje gabim. Që ta kuptosh, minimumi jetik në një vend është një koncept i cili i referohet nivelittë të ardhurave që do të duhej të kishte një qytetar për të plotësuar nevojat bazë sipas një metodologjie analize dhe vendimmarrje. Ti i referohesh buxhetit të shtetit.Ky është gabimi më i madh dhe i përket shekullit të kaluar. Z. Blushi,ky është koncept që i përket shekullit të kaluar.

Minimumi jetik që rritet nëpërmjet punësimit dhe rritjes së të ardhurës së disponueshme, ky është koncepti i gjeneratës tjetër. Si rritet minimum jetik, duke i rënë bilbilit ti dhe unë? Po bjeri bilbilit ti dhe unë, u rrit minimumi jetik? Po shumëzoje po deshe minimumin jetik me një shifër, u rrit? Si rritet pra? Rritet me punësim dhe ky është koncepti i Shqipërisë së gjeneratës tjetër, jo i shekullit të kaluar. Minimum jetik që detyron buxhetin të rrisë sipas qejfit dhe jo mundësive pensionet, sipas qejfit dhe jo mundësive sigurimet, sipas qejfit dhe jo mundësive pagesën e papunësisë, ku është parë kjo? Kjo është parë vetëm në një shtet komunist, i cili e bënte false, jo të qëndrueshme. Një ekonomi e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, me zhvillim të zgjuar, nuk merret me këto, merret me punësimin.

Po pse e rastësishme është që ne ngulimkëmbë për Reformën në Drejtësi? S’është e rastësishme sepse ne mendojmë që çdo ditë që ne nuk kemi një drejtësi ashtu siç do duhet ta kemi, humbasim vende pune. Epo kështu rritet e ardhura e disponueshme, kështu rritet punësimi, kështu rritet minimum jetik. Minimumi jetik është konsenguencë e zhvillimit ekonomik. Të  ftoj që  t’i njohësh këto koncepte për veten të tënde, për të  ardhmen e logjikës tënde politike, por edhe për qartësinë  tënde dhe për të  mos hyrë në një populizëm që realisht sado që të vërtitet triumfalisht për një periudhë të shkurtër, afatmesëm, afatgjatë , bie në  gropën që  hap vetë .

Përfundimisht, realisht do të ftoja ta votoje këtë ligj. Ndihmonklasën e mesme, ndihmon qytetarin tatim pagues. Mos harro që po votove për këtë ligj, ke votuar për ata 90 mijë veta që u gjobitën në qershor të 2016. Mos harro që janë 120 mijë qytetarë që përfitojnë nga fshirja e detyrimit, për shkak të regjistrimit të mjeteve. Mos harro që ka shumë sipërmarrje që përfitojnë nga kjo dhe nisin një jetë të re ekonomike në formalizim.

Mos harro që këto nuk janë vota. Mos i shiko si vota, shikoji si qytetarë, si sipërmarrje që punojnë në favor të ekonomisë shqiptarë, të familjeve, të të ardhurave në buxhet po deshe, për një Shqipëri të gjeneratës tjetër.

Dhe së fundi,falja me kusht, fshirja me kusht, në potencë sjell para në buxhetin e shtetit. Po ta shpjegoj fare qartë dhe fare thjesht, n.q.s ke 100 lekë principal e 50 lekë gjobë e 50 lekë kamatëvonesa, parimi është paguaj 100, të të fshihet 50 dhe 50 tjetër. E pra, këto 100 që ti paguan, shkojnë në buxhetin e shtetit.

Megjithatë, e bëra debatin në fakt për dy arsye. E para, sepse është një ligj i sjellë nga Ministria e Financave dhe ka qartësi maksimale për sipërmarrjen dhe përata që duan ta kuptojnë. Realisht në referencë të asaj që ti the që nuk kupton ligjin, nuk kupton çfarë është, u detyrova të bëja një shpjegim relativisht të detajuar, për të kuptuar që ky ligj ka si objektiv tatimpaguesin për ta lehtësuar. Ka si objektiv të përmirësojë klimën e biznesit, ka si objektiv të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe mos harro asnjëherë që është një ligj i konsultuar realisht me specialistët më të mirë të fiskutnë vend dhe në botë.

 

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button