Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.04 ▲0.59%
ARI 4,474 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,364 ▼ -2.22% ETH $2,059 ▼ -2.79% XRP $1.3553 ▼ -2.02% SOL $85.8800 ▼ -3.28%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.04 ▲0.59 % ARI 4,474 ▲1.46 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.04 ▲0.59 % ARI 4,474 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Pika e përbashkët doganore përpara takimit të dy qeverive

Gjatë takimit të përbashkët me homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se shumë shpejt do të finalizohet hapja e zyrës së përbashkët doganore, midis doganës Kosovës me doganën e Durrësit.

Dogana shqiptare në bashkëpunim me doganën kosovare kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e zyrës së operimit të doganës kosovare pranë degës së doganës Durrës. 15 shkurti do të jetë data ku  do të finalizohen çështjet teknike që duhen për të hapur doganën e përbashkët.

Ahmetaj tha se funksionimi i doganave 24/7 për bizneset kosovare ka qenë më se i mirëpritur, duke u reduktuar koha e qëndrimit në pikat kufitare në vetëm 10 minuta, në këtë mënyrë kursehet koha dhe kosto për sipërmarrësit.

Megjithatë, ka ende çështje për të cilat stafet e të dyja ministrive janë në komunikim të vazhdueshëm.

Ahmetaj u shpreh në lidhje me synimin e qeverisë për të përshtatur modelin kosovar të kadastrës fiskale, i cili do rrisë eficencën në mbledhjen e taksës së pronës në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.