☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 90.31 ▼8.06%
ARI 4,368 ▼4.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,664 ▲ +3.47% ETH $2,157 ▲ +4.31% XRP $1.4226 ▲ +2.38% SOL $89.8900 ▲ +3.29%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Po bie papunësia e po rritet prodhimi, trendi pozitiv

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaron se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël afatgjatë zhvillimi, i cili sipas tij do të vazhdojë për disa vjet.

“Nëse nuk do të ketë aksidente ekonomike apo politike, në rajon në Shqipëri apo dhe në Europë, ne kemi hyrë në një cikël pozitiv gati 8 vjeçar. Sigurisht që parashikimet janë parashikime, por të paktën afatmesëm është e sigurt që kemi hyrë në një cikël ekonomik pozitiv”.

Sipas Ahmetajt, ringritja e ekonomisë konfirmohet jo vetëm nga shifrat e rritjes së prodhimit, por edhe zhvillimet në tregun e punës.

“Ka një rënie të papunësisë nga tremujori i fundit i vitit të kaluar gati-gati 1 përqind. Pra që ka një tendencë serioze për uljen e papunësisë dhe ajo që është më e mirë është se kjo ulje e papunësisë ka ardhur edhe pse është rritur forca e punës, çka tregon se ka ardhur nga rritja e punësimit”, tha Ahmetaj.

Qeveria do të rishikojë buxhetin për të korrektuar mosrealizimin e investimeve, një masë përmes së cilës shpreson t’i japë një stimul shtesë ekonomisë.

“Siç shihet, sot, të ardhurat do të jenë sipas planit. Por, nevoja për të ndryshuar buxhetin ekziston për të rialokuar investimet dhe unë besoj që do të ketë rishikim në korrik për të përshpejtuar investimet”, u shpreh ministri.

Por, politika fiskale mund të ketë të tjera surpriza më të mëdha, veçanërisht gjatë vitit të ardhshëm.

“Vetëm lajme të mira. Në drejtim të rritjes ekonomike, punësimit dhe balancimit fiskal”, tha Ahmetaj.

Por, a lejon marrëveshja më FMN hapësira për të lehtësuar politikën fiskale? Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë, ekspertët e FMN këto ditë kanë mbërritur në Tiranë për misionin e radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.