Ekonomia

Ahmetaj prezanton paketën e solidaritetit; Kategoritë që do të përfitojnë fondin 4 mld lekë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi Aktin Normatin në Komisionin e Ekonomisë, ku sipas tij akti reflekton një përditësim në terma pozitivë të treguesve kryesorë makroekonomik. Ky akt përmban paketën e solidaritetit, e cila  konsiston në akordimin i një fondi në masën 4 miliard lekë për disa kategori përfituese.

Performanca e ekonomisë dhe ecuria e treguesve kryesorë makroekonomikë dhe fiskalë është tërësisht në linjë me pritshmëritë tona të fillimvitit 2016, tashmë e konfirmuar zyrtarisht edhe nga FMN, ka thënë gjatë fjalës së tij Ministri.

Kemi hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë, sikurse reflektohet edhe në shifrat e rritjes ekonomike të tremujorit të tretë dhe të nëntëmujorit 2016 me 3.27% krahasuar me periudhën respektive të një viti më parë ku rritja shënonte 2.6%, ka nënvizuar Ahmetaj.

Rritja në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe vecanërisht turizmit si dhe vazhdimësia në rritjen e konsumit, tregojnë se tashmë ekonomia e vendit nuk prodhon më thjesht sinjale pozitive, të gjithë këta janë indikatorë të fortë që konfirmojnë parashikimet tona për një rritje afër 3.4% – 3.5% për vitin 2016 dhe një bazë solide për projeksionet e rritjes për vitin 2017, pranë kufirit të 3.7%– 3.8%.

Kërkesa agregate u rrit në mënyrë të qëndrueshme përgjatë 9 muajve të vitit 2016, e mbështetur kryesisht nga rritja në kërkesën e brendshme. Në këndvështrimin e ofertës agregate, rritja ekonomike përgjatë nëntëmujorit të vitit 2016 është gjeneruar kryesisht nga performanca e vazhdueshme pozitive e sektorit “Tregti, Transport, dhe Hotele”, i cili shënoi një rritje reale në terma vjetorë prej 5.2%, e cila shkon në linjë edhe me performacën e turizimit këtë vit.

Më pas ministri është ndalur më gjatë në Aktin Normativ

Lidhur me Aktin Normativ:

Ky Akt vjen si rrjedhojë e përmbushjes së dy angazhimeve themelore të Qeverisë: Trajtimi sa më dinjitoz i kategorive të shtresës më vulnerabël të shoqërisë dhe Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të Ministrisë së Transportit.

Vëmendja jonë si qeveri ndaj shtresave më të varfëra dhe atyre në nevojë, pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, personave me aftësi të kufizuara apo familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, është në themel të politikave të mbështetjes sociale, që përbën një nga shtyllat kyçe të programit tonë në qeveri, prandaj dhe një pjesë të kësaj politike, e quajtëm “paketa e solidaritetit”.

Pikërisht në reflektim të kësaj qasje, të materializimit të kësaj vëmendje dhe mbështetje, ishte e nevojshme të bëhej ky ndryshim përmes Aktit Normativ, për të mundësuar atë Paketë të Solidaritetit në festat e fundvitit, për ato shtresa që më shumë se të tjerët kanë nevojë për mbështetje, përkujdesje dhe solidaritet dhe që jo domosdoshmërisht, preken njësoj nga përshpejtimi i rritjes ekonomike.

Po kështu, propozimi i këtij Akti Normativ,  i jep zgjidhje situatës aktuale të detyrimeve të reja të krijuara nga njësitë e qeverisjes qendrore, duke shlyer gati 100% të tyre. Kjo, nëpërmjet hapësirës së krijuar nga fondet e lira dhe rialokimet e tjera, në funksion të rritjes së efiçencës së përdorimit të fondeve buxhetore, si korente por sidomos atyre kapitale. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat tonë kryesore fiskalë, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Pra cfarë përfshihet në Aktin Normativ?

 

Paketa e solidaritetit konsiston në akordimin i një fondi në masën 4 miliard lekë. Kategoritë përfituese për këtë qëllim, kriteret dhe procedurat e së cilave u përcaktuan në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, paraqiten si më poshtë:

 

  • Pensionistët – pa përjashtim, morën një shpërblim në masën 6.000 LEK. Nuk ka ndodhur asnjëherë një mbështetje e tillë në fund të vitit. Ështe hera e parë në 25 vite dhe vjen menjëherë pas vendimmarjes se qeverisë për të rritur penisonet. Vetëm në harkune një viti, dua t’i numëroj, janë gati 16 milionë dolarë në maj të vitit që kaloi për shkak të idnkesiomit të peniosneve; 40 mln dollarë në paketën e solidraitetit, dhe 36 mln dolarë është shtesa në fondin e pensioneve që shkojnë për rritjen në 2017.
  • Personat me aftësi të kufizuara – në masën 2.000 LEK. Mos harroni që në vitet 2005-2009, vitin 2010, vitin 2011 kjo katgeori njerëz morën 0 lekë mbështetje. Jo vetëm kaq, po nuk morën dot as pagesën mujore që u takon me ligj, gjetëm 44 milionë dollarë detyrime të prapambetura kësaj kategorie në 2013. Jo vetëm nuk u ka dhënë, por u ka marrë para njerëzve në nevojë.
  • Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike – në masën 2.000 LEK.

 

  • Akordimi i një fondi në masën 450 milion LEK për emergjencat civile, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të dëmshpërblimeve (nga fatkeqësitë, përmbytjet, etj), nga viti 2013 e në vazhdim.

 

  • Akordimi i një fondi total në masën 600 milion LEK për Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të Paketës për Mbështetje të Bujqësisë, që konsiston konkretisht në:
  • 300 milion LEK shpenzime korente, për blerjen e krerëve të lopëve, në kuadër të kompensimit të fermerëve për lopët e sëmura. Shumë shpejt, besoj cështje ditësh do të fillojë shpërndarja në territorin e Republikës së Shqipërisë të lopërvë për feremerrët që kanë ëpsuar këto dëme.
  • 150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Krijimi i karantines per kafshet e gjalla nga importi”.
  • 150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Sistemi i kamerave neper hidrovore” që ka të bëjë me monitorimin e fatkeqësive natyrore, krysisht përmbytjeve, të lidhura me përmirësimin e funksionimit të hidrovoreve.

 

  • Akordimi i një fondi në masën 142 milion LEK për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vendimeve gjyqësore, në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve.

 

  • Akordimi i një fondi në masën 50 milion LEK për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin “Zhvillimi i Sportit”

 

  • Rialokime të brendshme në projektet e investimeve publike, duke synuar kryesisht:
  • Rialokimin e fondeve drejt projekteve të investimeve publike me ecuri më të lartë, për të lehtësuar edhe zbatimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

 

  • Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sektorit të infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve, në masën 3.4 miliard LEK.

 

Njëkohësisht, mbështetur në detyrimin ligjor për monitorimin e funksioneve të transferuara vendore për një periudhë 3 vjeçare, janë evidentuar disa problematika në financim të cilat janë të domosdoshme për t’u sistemuar përmes këtij Akti Normativ.

Dua sërish të theksoj që ky Akt Normativ nuk është sjellë me qëllim rishikimin në ulje të të ardhurave apo shpenzimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button