Ekonomia

Ahmetaj: PS, forcë e vetme me program ekonomik realist

Arben Ahmetaj tha se Partia Socialiste është forca e vetme që ofron një program ekonomik realist në këto zgjedhje.

“Ne kemi bërë kalkulim decimal të çdo premtimi. Asnjë nga premtimet nuk është në erë, të gjitha janë të mbështetura me kalkulim pas”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, programi mundëson që rritja ekonomike të arrijë 5.5 për qind duke sjellë përfitime për qytetarët.

“Preken mbi 320 mijë individë me këtë rritje të pagës minimale, preken pozitivisht. 60 miliardë plus në llogari të personelit në funksion të rritjes së pagave për punonjësit e administratës dhe për pensionistët ne do të afrojmë 70-100 mijë lekë të vjetra, çdo fundviti po jo thjesht politik ad hoc, por e strukturuar që në bërjen e buxhetit të shtetit”, vijoi Ahmetaj.

Kandidati për deputet i Partise Socialiste Ervin Bushati prezantoi para ekonomistëve të rinj programin për bujqësinë.

“Ka potencialin e madh që të përthithi rreth 238 milionë euro që janë aty për tu marrë, sidomos me ndihmat e BE. Nëse ne jemi të aftë dhe krijojmë mekanizmat e përshtatshëm, ata mekanizmat pas lokomotivës, që ti përthithim këto fonde me projekte të ndryshme”, tha Bushati.

Ndërsa Blerina Gjylameti u ndal tek politikat sociale. “Do ulim me 10% punën e papaguar të grave. Nga ana tjetër do të ndihmojmë me kredi të buta apo dhe njohje nga buxheti i shtetit të pjesës së interesave të kredive të familjeve të reja që kanë shtëpinë e parë”, u shpreh Gjylameti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button