Ekonomia

Ahmetaj: Sfidë, zhvillimi i zonave industriale

Ministri-Arben-Ahmetaj-gjate-tryezes-konsultuese-me-bizneset-Fason-Foto-Agim-Dobi-ATSH-466x350Në 300 ditët e ardhshme, sfidë e qeverisë shqiptare do jetë implementimi i një projekti pilot me zonat industriale, të cilat do i japin mundësi industrisë prodhuese për eksportin.

Kështu deklaroi  sot, Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në konferencën “Rritja ekonomike në Shqipëri”.

Sipas Ahmetaj, ndonëse në Shqipëri ka 12 zona industriale, asnjë prej tyre nuk është funksionale. Ndaj, sipas tij, sfida e radhës është që këto zona të vihen në punë.

“Kemi një qasje të re në zhvillimin ekonomik.Para disa muajsh prezantuam paketën fasone, e cila është e para në këtë lloj.  Vetëm në 260 biznese të përpunimit aktiv ka 3500 vende pune të reja dhe vetëm volumi i kontratave është rritur 30 për qind. Jemi duke para me të njëjtën filozofi projektin e dytë, atë të zonave industriale.

Shumë shpejt, gjatë 300 ditëve të dyta do kemi gati zonën industriale pilote, e cila do jetë ndihmesë e madhe për biznesin vendas dhe për krijimin e një industrie prodhuese për eksportin.”-tha gjatë fjalës së tij Ahmetaj.

Ndërkohë, i pranishëm në këtë konferencë, Ricardo Hausmann, Drejtor i Qendrës Kërkimore për Zhvillim në “Kennedy School of Government, Harvard University” theksoi se sektori ekonomik i Shqipërisë nuk duhet të mbështetet vetëm tek eksportet, pasi ka dhe fusha të tjera. Sipas tij, në fokus duhet të jenë bujqësia, apo dhe manifaktura.

 “Duhet të vlerësohen të gjitha burimet që Shqipëria ka, pasi ajon është një vend që po shkon drejt Bashkimi Evropian ”-tha Hausmann.

Një ndër synimet e qeverisë shqiptare është rritja e investimeve të huaja në sektorët strategjik në vendin tonë. Kështu theksoi gjatë fjalës së tij Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. “Duam të ndryshojmë filozofinë e ndërtimit të vendit, ky është motivi jonë serioz. Do bëjmë një skanim të sektorëve, ku më pas do të investojmë. Investimet e huaja direkte në sektorët strategjik kanë përbërë rreth 1-2 për qind, ku pjesa më e madhe kanë shkuar në telekomunikacione, etj. Do tentojmë që këto investime të huaja të shkojnë tek sektorët strategjik”-tha Peleshi gjatë fjalës së tij.

Duke qëndruar tek arritjet e qeverisë shqiptare në këto 300 ditë qeverisje, Peleshi përmendi marrjen e statusit të vendit kandidat, një nga ëndrrat e shqiptarëve. “Ne kemi një ëndërr dhe jo thjesht një plan për rilindjen e Shqipërisë. Sot qeveria shqiptare ka një ekip, i cili beson në ëndrrën e vetë, duke e kthyer atë në realitet. Brenda 300 ditëve kemi fituar besimin e BE dhe morëm statusin. ME BB dhe FMN arritëm të nënshkruanim një marrëveshje e cila në shpëtoi të binim poshtë. Kjo ishte një arritje e qeverisë shqiptare dhe BB e FMN-së.

Sipas Peleshit, Bashkimi Evropian sjell me vetë mundësitë, por dhe sfida. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të thotë më shumë mundësi. BE sjell me vetë mundësitë, por dhe sfidat. Tashmë objekti për një rritje me 2 për qind duket i arritshëm në këto 300 ditët që lamë. Paketa fason ishte një nga shembujt pozitiv, se si në bashkëpunim me biznesin, del një produkt që kënaq interesat e qeverisë dhe biznesit. Ekonomia shqiptare ka dhënë shenja ringjallje në konsum, në volumin e shkëmbimeve tregtare.”-përfundoi fjalën e tij Niko Peleshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button