Ekonomia

Ahmetaj takim me operatorët e turizmit

Operatorët turistikë zhvilluan të martën një takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në lidhje me zhvillimet e sektorit gjatë këtij viti dhe masat që parashikohen të merren në zbatim të ligjit të ri.

Sipas operatorëve turistikë, qeveria duhet të hartojë një strategji për zhvillimin e këtij sektori duke qenë se konflikti ruso-turk favorizon tregun shqiptar.

Po ashtu, gjatë takimit u kërkua ulja e TVSH-së së premtuar nga qeveria. Gjithashtu, një ndër problematikat e ngritura ishte dhe niveli i lartë i taksës aero-portuale.

Niveli i lartë i taksave po na bën jo konkurrues në rajon, është shprehur Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Hotelierëve.

Krahasuar me rajonin, niveli i TVSH-së në vendin tonë është më i larti, kur vendet e tjera i kanë përkatësisht: Greqia 6.5%, Mali i Zi 7%, Kroacia 10%, Bullgaria 7%, Maqedonia 5%, Rumania 9%, Serbia 8% dhe Sllovenia 8.5%.

Sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, industria aktualisht përballet me një barrë fiskale shumë më të lartë se vendet fqinje, që i ul aftësinë konkurruese në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button