Kosova

Ahmeti- Cungu: Prishtina dhe Ulqini, të ndërtojnë ura bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, gjatë një takimi sot në kryeqytetin kosovar shprehën gatishmërinë që të ndërtojnë ura bashkëpunimi, së pari në fushën e turizmit.

“Gjatë takimit shprehëm gatishmërinë tonë që Prishtina dhe Ulqini të ndërtojnë ura bashkëpunimi. E para sigurisht që në fushën e turizmit, pasi ne besojmë që Ulqini është një ndër perlat e turizmit shqiptar. Po ashtu, diskutuam edhe për tema të tjera të bashkëpunimit në legalizim, në ndërtime pa leje, të cilat janë probleme të gjithë rajonit dhe besoj që mund të shkëmbejmë përvoja edhe në atë drejtim. Po ashtu, diskutuam edhe për bashkëpunimin në nivelin e bizneseve, produktet e Kosovës në Ulqin, dhe anasjelltas”, theksoi Ahmeti.

Ne, vijoi ai, do vazhdojmë bashkëpunim dhe gjatë muajit maj gjtë një vizite që do kryejmë në komunën e Ulqinit, delegacion i Komunës së Prishtinës në mënyrë që të gjitha këto që i diskutuam t’i konkretizojmë”, nenvizoi Ahmeti.

Ndërsa kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu shprehu kënaqësinë që të diskutojë me komunën e Prishtinës, pasi ka shumë tema të përbashkëta mes Ulqinit dhe Prishtinës, e sidomos atë të legalizimit të objekteve, ku komuna e Prishtinës ka eksperiencë më të madhe se sa komuna e Ulqinit.

“Me kryetarin Ahmeti ramë dakord ashtu edhe siç theksoi ai që do të mbajmë edhe një takim në Ulqin, ku do të diskutojmë për shumë çështje të përbashkëta, në sferën e legalizimit të objekteve, në të cilën Prishtina ka një eksperiencë më të madhe sesa komuna jonë. Janë tema shumë domethënëse për zhvillimin e komunës”, u shpreh Cungu.

Cungu vizitoi edhe hapjen e Panairit të Turizmit në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button