Maqedonia

Ahmeti: Shtyerja e zgjedhjeve është e mundur vetëm nëse arrihet një marrëveshje e re

Sipas liderit të BDI-së Ali Ahmeti, shtyrja e zgjedhjeve është e mundur vetëm në qoftë se arrihet një marrëveshje e re politike, njofton Alsat-M.

‘Për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, sigurisht që duhet përsëri një vendim konsensual i të gjitha partive politike në vend. Ne kemi dhënë arsyet tona se për çfarë arsye nuk duhet të bisedohet edhe njëherë marrëveshja e arritur më 2 Qershor dhe 15 Korrik. Ne duam që sa më shpejt t’i jepet fund kësaj amullie, këtij ngërçi politik që ka përfshirë vendin. Nëse ka pasur deri më tani zgjedhje të kontrolluara, zgjedhje më të kontrolluara në vend do të jenë këto tani, prej institucioneve ndërkombëtare dhe prej forcave politike në vend’, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se partia e tij është e përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjeve të mbetura, duke i bërë thirrje opozitës që të respektojnë marrëveshjen e Përzhinos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button