Ai është gjithmonë 3 lëvizje para…

Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij.
1- Kur ka thënë se s’keni parë gjë akoma
Dhe vërtetë, pas asaj fjale shqiptarët çfarë nuk panë me sy
2- Kur tha se, “gabojnë gjithmonë, sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara”
Kjo e dyta përmbledh të plotë karakterin e tij hipokrit. Por vërtetë ai është gjithmonë 3 lëvizje para të gjithëve, sidomos atyre të vetëve që i përdor si plaçkitës në funksion të familjes së tij dhe pastaj ua fut sa krahu.
1- Ai ishte 3 lëvizje para Tahirit, kur e përdori për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të pushtetit të tij dhe e flaku në qëli
2- Ai ishte 3 lëvizje para Kokës, të cilin pasi e shkëputi nga Meta e përdori për të firmos inceneratorët dhe e flaku në qeli
3- Ai ishte 3 lëvizje para Bllakos të cilin po ashtu e përdori për inceneratorët dhe e rrasi brenda
4- Ai ishte 3 lëvizje para Beqes të cilin pasi e përdori për të firmos konçensionet milionëshe në shëndetësi e rrasi brenda
5- Ai ishte 3 lëvizje para Ahemtajt, të cilit deshi t’i ngarkojë në shpinë gjithë çfarë i ngelte nga inceneratorët. Por gjirokastritit ishte treguar ekonomiqar, nuk i kishte hedh asnjë firmë dhe i doli nga rrjeshti duke mos pranuar të bëhet dash kurbani për të
6- Ai ishte 3 lëvizje para Çyrbes, të cilin e përdori për t’i mbush listën me kriminelë dhe më pas e palosi
7- Ai ishte 3 lëvizje para Metës të cilin e përdori si trampolinë për të ardhur në pushtet, dhe e tërhoqi zvarrë për në qeli kur kreu punë
8- Ai ishte 3 lëvizje para Veliajt, të cilin e përdori për të pastruar paratë e krimit me firmë të tij për kulla dhe inceneratorin dhe i vuri hekurat në zyrë më pas
9- Ai ishte 3 lëvizje para kësaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe Agasit të cilët i përdori për të çuar tenderat milionëshe tek familjarët e tij dhe tani i ka palosur të dy duke ju varë në qafë gjithë aferën
10- Ai është 3 lëvizje para Ballukut, të cilën e ka vënë në “gjumë” duke bërë si i çmendur me drejtësinë, për t’i varë në qafë Unazën e Tiranës dhe Tunelin
– Mos e thëntë Zoti, por nëse e sheh punën keq, ai mund të jetë edhe 3 lëvizje para Lindës nëse do ia kërkojë nevoja.
© SYRI.net



