Në përfundim të të dy fazave të konkursit për fitimin e gradës policore “Drejtues i Parë”, u përzgjodhën 5 konkurrentët me pikët më të larta (sipas renditjes alfabetike): Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj, Kastriot Skënderi.
Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp bëri të ditur se në konkurs morën pjesë 28 funksionarë të policisë nga 33 konkurrentë që u regjistruan gjithsej. Konkurrimi u zhvillua në dy faza, me shkrim dhe me gojë.
“Drejtoria e Burimeve Njerëzore pasi bëri riverifikimin e dokumentacionit të aplikantëve, hartoi listën emërore përfundimtare të aplikantëve që plotësuan kriteret për konkurrim për fitim grade, duke i caktuar secilit aplikant një numër kodik identifikimi”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Policia e Shtetit.
I gjithë procesi ishte transparent dhe korrigjimi i testit me shkrim është bërë me skantron.
Grada “Drejtues i Parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.