Ekonomia
AKB hedh idenë e bashkëpunimit midis turizmit bregdetar dhe atij malor
Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), në bashkëpunim me organizatën gjermane të bashkëpunimit ekonomik GTZ, bënë prezantimin e zhvillimit ekonomik të turizmit rural.
AKB prezantoi një model të bashkëpunimit të zonave bregdetare me zonat malore dhe potencialin e mundshëm turistik në këtë bashkërendim.
Duke iu referuar terrenit të thyer të bregdetit tonë ku shpeshherë ai ngrihet edhe në lartësitë mbi 1000 metra mbi vijën detare, gërshetimi i këtij turizmi merr përparësi për ta shtrirë atë në të dyja hapësirat, në atë detare dhe malore. Kjo do t’u shërbente ekonomikisht edhe komuniteteve që jetojnë në këto zona.