🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,176 ▼ -1.26% ETH $2,183 ▼ -2.12% XRP $1.4152 ▼ -1.37% SOL $86.4800 ▼ -3.16%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

Vila 31 nuk duhet djegur

Nga ARTUR AJAZI

Ata djemtë, që hodhën molotovin tek Vila 31, ish-vila e Enver Hoxhës, ndoshta nuk e dinin se, atje para 35 vitesh, hynte e dilte kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ata nuk e kanë ditur (ashtu siç nuk e dinte dhe Saliu se Vila 31 do të sulmohej) se dikur, dhe jo shumë larg në vite, brenda asaj Vile, Sali Berisha e kishte ëndërr të hynte, të qëndronte, dhe takonte Enver Hoxhën. Madje, kur e takonte, dora e tij nuk prekte asgjë, pasi “kishte takuar udhëheqësin”. Kam bindjen e plotë se, Berisha nuk e ka ditur fare se, Vila 31 do të sulmohej. Jo se i vinte keq për artistët e huaj, por ajo Vilë i kujton atij diçka të madhe, edhe pse në çdo dalje të tij, me togfjalëshin “ne e rrëzuam diktatorin, dhe sollën demokracinë” rreket ti mbushë mëndjen miletit se “ai është antikomunist i thekur”. Kurrë nuk bëhet “antikomunist” një ish-komunist. E shpjegon shkenca politike. Mbetet e pamundur, për vetë ndikimin që ka patur teoria komuniste tek personi që e ka kthyer atë në ideal. Po ta shikosh me kujdes, do të konstatosh se, të gjithë ata që kanë qenë dikur komunistë, edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur të tillë porsa i ndesh në reagimin e parë kur i takon, kur i dëgjon, si sillen, etj. Berisha është njëri prej tyre. Ai ka edhe sot, botëkuptimin marksist-leninist. Ka dhe sot shënjestrimin   marksist të çdo problemi, të çdo reagimi, dhe nuk e kupton dot kurrë se, pushteti vjen me vote. Sipas tij “pushteti lind dhe vjen nga dhuna, nga pushka, nga zjarri”. Vila 31, në kujtimet e Berishës, do të mbetet gjithmonë “Vila e Udhëheqësit”. Askush nuk e beson, dhe askush nuk do ta besojë ndonjëherë se, Berisha kërkon sulmin ndaj asaj Vile. Atje atë e lidhin kujtimet e hershme kur ishte mjek, komunist, kur hynte dhe dilte në Vilën e Enverit plot gaz dhe hare, dhe dilte prej andej si “njeriu më i lumtur”. Ai ka qenë komunist i betuar, i devotshëm, besnik ndaj idealit, aq sa Enveri po ta kishte ditur, do ta kishte bërë ndoshta me kohë anëtar të Byrosë Politike. Pra për të vetmin akt vandalist, që personalisht nuk e akuzoj Berishën, mbetet ai i sulmit ndaj Vilës 31. Thuhet se “armiku më i madh i demokracisë është antikomunisti që ka qenë komunist”. Dhe kështu ka ndodhur edhe në Shqiperi në 35 vite. Mjafton të shikosh dhe dëgjosh materialet arkivore, të kohëve kur ka qeverisur Sali Berisha, për tu bindur sa i ngjet Enverit, sa e imiton ai Enverin, sa mundohet ti referohet ai Enverit, edhe në problematika që nuk kanë lidhje fare me atë periudhë. Mjafton të shikosh se si e ka drejtuar ai dje, dhe si e drejton ai sot partinë e tij, për tu bindur se, në momente të veçanta, ka raste që kja kalon edhe vetë Enverit. Drejton si komunist, vepron si komunist, jeton si komunist. Jam i bindur se, do jetë irritur shumë me vartesit e tij në terren ditën e protestës, jo për faktin sepse “ata sulmuan artistët e huaj”, por në koshiencën e Berishës ruhet gjithmonë mendimi se “Vila 31 nuk duhet djegur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.