☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.35 ▲0.49%
ARI 4,780 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,853 ▲ +1.37% ETH $2,190 ▲ +0.25% XRP $1.3444 ▲ +0.53% SOL $83.1400 ▲ +0.92%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.35 ▲0.49 % ARI 4,780 ▼0.79 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.35 ▲0.49 % ARI 4,780 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

AKP të sqarojë çështjen rreth Fabrikës së tubave

Fabrika-Tubave_7490Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është vënë këto ditë në dijeni për shqetësimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së tubave, lidhur me shitjen për skrap të makinerisë së një reparti të IMK Pipe Factory L.L.C., si dhe me sqarimet e dhëna nga menaxhmenti i fabrikës se po ndodh ndërrimi i pajisjeve të vjetra me makineri të reja për prodhimin e gypave.

“Meqë komunat nuk kanë asnjë kompetencë lidhur me pronat e privatizuara, as kanë qenë pjesë e privatizimit të ish-ndërmarrjeve shoqërore, kryetari i Ferizajt kërkon nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të sqarojë publikisht kompetencat e saj ndaj Fabrikës së tubave, të drejtat dhe obligimet e pronarëve të fabrikës ndaj AKP-së, si dhe të drejtat e ish-punëtorëve të kësaj fabrike, në mënyrë që të pushojnë shqetësimet e ndërsjella”, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e kryetarit Sfarqa.

Sqarimin e AKP-së, kryetari i Ferizajt e sheh si një borxh edhe ndaj opinionit publik, i cili prej vitesh përgjithësisht ka shfaqur pakënaqësi ndaj procesit të privatizimit në Kosovë dhe dukurive që e kanë shoqëruar atë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.