☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,654 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,716 ▲ +1.12% ETH $2,496 ▲ +0.1% XRP $1.4205 ▲ +0.98% SOL $106.6800 ▲ +5.29%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump: Shumë optimist para negociatave kyçe me Iranin në Pakistan

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot shumë optimist, përpara një raundi vendimtar negociatash me Iranin, që pritet të zhvillohen në Pakistan këtë fundjavë, në përpjekje për të konsoliduar armëpushimin e brishtë mes dy vendeve.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, një delegacion i lartë amerikan, i kryesuar nga zëvendëspresidenti JD Vance, do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje më të qëndrueshme pas një armëpushimi dyjavor të arritur së fundmi.

Në një deklaratë presidenti Trump theksoi se beson se ekziston një mundësi reale për përparim diplomatik, duke nënvizuar se negociatat mund të çojnë drejt një marrëveshjeje afatgjatë.

Ai madje sugjeroi se Kina mund të ketë ndihmuar në sjelljen e Iranit në tryezën e bisedimeve.

Armëpushimi u arrit pas javësh tensionesh dhe kërcënimesh për përshkallëzim ushtarak, ndërsa Pakistani luajti një rol kyç ndërmjetësues për të shmangur një konflikt më të gjerë rajonal.

Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme.

Irani ka shprehur skepticizëm për qëllimet amerikane dhe ka paralajmëruar për shkelje të mundshme të marrëveshjes, ndërsa dallimet mbi çështje thelbësore – përfshirë programin bërthamor dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit – mbeten të pazgjidhura.

Pavarësisht këtyre tensioneve, presidenti Trump ka deklaruar se marrëveshja aktuale përbën një fitore të plotë për Shtetet e Bashkuara duke shprehur besim se negociatat e ardhshme mund të forcojnë këtë arritje dhe të shmangin rikthimin e konfliktit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.