Ekonomia
Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, kosto shtesë 30 milionë dollarë
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri të ditur të shtunën se kosto shtesë për përfundimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan llogariten në rreth 30 milionë dollarë.
“Pas problematikave të regjistruara në projektin Tiranë-Elbasan dhe kryesisht me 5 rrëshqitjet e ndodhura në segmentin e parë me një gjatësi 13 km, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vlerësuar kostot shtesë për përfundimin e këtij projekti në standardin dhe cilësinë e duhur”, thuhet në njoftimin për shtyp të MTI-së.
Nga vlerësimi I bërë, sipas MTI-së, shuma totale për të përfunduar projektin është rreth 30 milionë dollarë, afërsisht 10 deri në 15 % e shifrës totale. Sipas MTI-së, fondi shtesë ende nuk është miratuar.