Kronika

Aksident tragjik në Velipojë, 4 viktima

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Velipojë. Viktimat janë Giorgio Angelo 25 vjeç, Besmir Kola, 39 vjeç që rezulton të ketë qenë edhe drejtuesi i automjetit, Artenisa Peraj 21 vjeç, dhe një person i katërt, identiteti i të cilit nuk dihet, por që rezulton të jetë rreth moshës 25 vjeç.

Një makinë tip BMW me targa AA767HF, në të cilën udhëtonin 2 shqiptarë dhe 2 italianë, ka rënë në kanalin e Vilunit. Makina ka rënë në kanal në orën 04:00 të mëngjesit dhe reagimi ka qenë i pamundur për shoferin dhe pasagjerët, të cilët që të katërt gjetën vdekjen e menjëhershme.

Niveli i ujit është i konsiderueshëm në kanalin e Vilunit dhe kjo ka bërë që shoferi me 3 pasagjerët të mbyten. Policia është njoftuar për aksidentin nga kalimtarët dhe mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku për disa orë i është dashur të nxjerrë trupat nga kanali i Vilunit ku përfundoi makina.

Sipas raportimeve të para, shkak i aksidentit është bërë rruga e paasfaltuar, e cila është burim i shpeshtë i aksidenteve, por edhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button