☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,539 ▼ -1.75% ETH $2,213 ▼ -1.21% XRP $1.3324 ▼ -1.08% SOL $82.2500 ▼ -2.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti në Sarandë, policia vijon hetimet

Policia e Sarandës është duke vijuar hetimet për zbardhur totalisht dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në “Qafë Muzinë”, ku humbi jetë një 12-vjeçare dhe mbetën të plagosur 6 persona të tjerë, të së njëjtës familje.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites dhe mjeti tip Golf, me targa Greke është përplasur me një autobusë studentësh, që sapo kishin përfunduar një fundjavë të këndshme në bregdetin e Sarandës.

Viktimë e aksidentit është 12-vjeçarja Dori Lleshi, ajo ndërroi jetë në Spitalin e Gjirokastrës, rreth 6 orë pas aksidentit. Të plagosurit nga aksidenti janë 6 anëtarë të një familje nga Elbasani janë Aida Lleshi, Feruz Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi si dhe Rabie Lleshi.

Njoftimi plotë i policisë:
Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Sarandë – Gjirokastër” pranë vendit të quajtur “Qafa e Muzinës”, ku paraprakisht dyshohet se një automjet me targë greke KIB366 është përplasur aksidentalisht me një autobus me targë AA655KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime vetëm 7 persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre, për të cilët po punohet për gjeneralitetet përkatëse. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Sqarojmë se autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar. Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.