☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme para armëpushimit të shkurtër për Pashkën Ortodokse

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme me dronë gjatë mesnatës, vetëm disa orë përpara hyrjes në fuqi të një armëpushimi të shkurtër për Pashkën Ortodokse, i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin dhe i pranuar nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas paralajmëroi sot se Kievi do të përgjigjet “goditje për goditje” ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.

Sipas autoriteteve ukrainase, vendi u godit nga të paktën 160 dronë të lëshuar nga Rusia, duke shkaktuar katër viktima në lindje dhe jug të vendit.

Në rajonin jugor të Odesas, dy person u vranë pas një sulmi rus mbi një zonë banimi.

Sipas burimeve lokale, bombardimet ruse plagosën gjithashtu 14 persona në rajonin e Soumy, në verilindje të vendit dhe 10 të tjerë në Kramatorsk, në rajonin lindor të Donetskut.

Nga ana tjetër e frontit, dronë ukrainas goditën rajonin rus të Krasnodar, duke shkaktuar zjarr në një depo nafte dhe dëmtime në ndërtesa banimi, sipas autoriteteve vendore.

Gjithashtu, dy persona u vranë nga një sulm me dron ukrainas në zona të rajonit të Donetskut që ndodhen nën kontrollin rus, sipas autoriteteve të vendosura nga Moska.

Këto sulme ndodhën në një kohë kur Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm për Pashkën Ortodokse, i cili pritet të zgjasë nga e shtuna në orën 16:00 (13:00 GMT) deri të dielën në mbrëmje. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.