☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.72 ▲0.48%
ARI 4,863 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,133 ▼ -0.77% ETH $2,320 ▼ -1.54% XRP $1.3586 ▼ -1.27% SOL $83.6600 ▼ -3.06%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti në Velipojë, policia: Ja pse ndodhi

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë ku humbën jetën 4 të rinj. Me një deklaratë për median, policia u shpreh se, shkak për këtë ngjarje është rruga që po ndërtohet, mos ndriçimi i saj dhe terreni që është i paqëndrueshëm.

“Në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur në orët e para të mengjesit ku humbën jetën 4 person ju bëjmë me dije se në vendin e quajtur Hidrovori në Plazhin Velipojë,  ka ndodhur edhe 1 aksident tjetër identik si aksidenti në fjalë në datën 1 maj 2016 me pasojë humbjen e jetës se një person.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se ky segment rrugor ku ka ndodhur aksidenti, është në ndërtim e sipër dhe në pjesën ku ka dalë mjeti nga rruga, përfundon asfalti, dhe pastaj fillon dhe një kthesë prej 90 grade përgjatë kolektorit të Hidrovorit ku në këtë pjesë rruga është e pashtruar dhe kjo kthesë është e mbushur me materiale inerte, domethënë edhe terreni është i paqëndrueshëm.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti,

Nga këqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti rezulton se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara ku dallohen dhe thellimet e batistradës të cilat ishin rrafshuar pothuajse deri në daljen e telave të gomave”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shkodrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.