Aksidenti tek “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 punonjës të firmës së ndërtimit
Ismajl Qazim Ahmeti, 62 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqerisë zbatuese të projektit të kompanisë TRISS.
Shpetim Alizot Emiri, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i punimeve të kompanisë TRISS. Gëzim Enriko Bimbli, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe drejtues teknik firma “ALBEGIS & CO” SHPK.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u krye për veprën penalë “Shkeljes së rregullave të mbrojtes në punë në bashkëpunim”, pasi më datë 29.12.2014 si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor së Unazës së Re pranë “Komunës së Parisit” Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi R.Peka.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se në vendngjarje nuk ka pasur sinjalistikë ndërkohë që rruga ishte ende e papërfunduar.
Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se punimet në këtë segment rrugor, janë kryer nga kompania TRISS, e cila nuk ka realizuar në zbatim të kushteve të përcaktuara në kontratë nga ARSH për shoqerinë zbatuese të projektit.
Sa më sipër, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, e kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.