☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,040 ▼ -2.29% ETH $2,190 ▼ -2.28% XRP $1.3263 ▼ -1.29% SOL $81.7600 ▼ -3.01%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Aksidenti tragjik me 57 viktima/ Protestë e dhunshme në disa qytete greke, studentët përplasen me policinë

Në heshtje, protestuesit kanë ndezur qirinj duke formuar fjalën “dorëheqje” dhe duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta ku shkruhej “Disa nuk arritën kurrë!”

Janë mijëra grekë ,shumica të rinj që janë mbledhur para parlamentit në qendër të Athinës, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera  për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin e tyre për aksidentin vdekjeprurës të përplasjes së dy trenave në Tempi para 3 ditësh ku humbën jetën të paktën 57 persona, shumica prej tyre studentë.

Por heshtja është kthyer në britma proteste nga pjesëmarrësit që kërkojnë të jepen përgjegjësitë për tragjedinë të cilën e cilësojnë si një krim. Pasojnë konfrontimet me forcat e policisë të cilat përgjigjen me gaz lotsjellës.

Vala e protestave ka filluar prej mesditës të së premtes me mijëra studentë që mbanin parrulla ku shprehin indinjimin e tyre për jetët  humbura në aksidentin hekurudhor ,ndërsa kanë shkruar fjalën “vrasës” në rrugë dhe dritaret e zyrave të operatorit të pasagjerëve Hellenic Train.

“Ne do të jemi zëri i të gjithë atyre që humbën, në mënyrë që asnjë krim të mos mbulohet dhe që dikush të marrë përgjegjësinë”– shprehet studentja  Dimitra Kokkla.

Ky krim nuk do të harrohet. Nuk do të harrohen shokët tanë të klasës të vdekur dhe asnjë prej atyre që humbën jetën në këtë aksident.Ne do të vazhdojmë që asgjë të mos mbulohet dhe fajtorët të marrin përgjegjësinë që u takon.”– thotë protestuesi Vangelis Vassiliou.

Ndërkohë në Katerinë në një prej funeraleve të para të viktimave të aksidentit tragjik, familjarë dhe miq , të veshur me të zeza, kanë përcjellë në banesën e fundit  arkivolin e bardhë të një nëne 34-vjeçare të vrarë në përplasjen e trenave në Tembi.

Nga 57 të vdekur deri tani, janë identifikuar trupat e 54 pasagjerëve me anë të testeve të ADN, midis tyre edhe persona me origjinë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.