🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,924 ▲ +1.35% ETH $2,025 ▲ +1.91% XRP $1.3464 ▲ +1.48% SOL $83.4300 ▲ +0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, Gjiknuri: Pas bizneseve konsumatorët

gjiknuri-elbasanAksioni i OSHEE-së dhe policisë ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është fokusuar si fillim tek bizneset, për të vijuar më pas me familjarët. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri dekalroi nga Elbasani se kjo është një betejë e qyetarëve të ndershëm dhe nuk do të ketë kthim prapa.

“Në fazën e parë të aksionit kemi bizneset e mëdha, si lokalet, karburantet, etj. Më pas do shtrihet kudo. Konsumatorët duhet ta kenë të qartë se procesi është i pandalshëm, se është me rëndësi që lidhjet e paligjshme duhet të shkëputen përgjithmonë. Shteti e ka marrë shumë seriozisht këtë proces dhe nuk tërhiqemi. Kjo është një betejë në mbështetje të qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve, ndaj është një kauzë e drejtë dhe në mbështetje të ligjit”, deklaroi Gjiknuri.

Aksioni i së shtunës në Elbasan është përqendruar në zonën industraile pranë ish-kombinatit metalurgjik, ku po kontrollohen të gjitha bizneset dhe sipas ministrit Gjiknuri, vihet re një mospërputhje e faturës së energjisë elektrike me natyrën e biznesit në lidhje me konsumin e energjisë.

“Ajo që na ka shqetësuar është se në rrethinat e Elbasanit, kryesisht në zonën përreth metalurgjikut, ka pasur humbje të mëdha dhe këtu jemi fokusuar, duke bërë krahasimin tek faturat, tek klientë të dyshuar që paguajnë pak por që kanë aktivitet ekonomik intensiv. Kjo do të thotë se janë personat e parë të dyshuar”, nënvizoi Gjiknuri.

Ministri i Energjitikës ka shpjeguar me detaje dhe dënimin me burg për çdo abuzues. Ndërsa për konsumatorët debitorë, tha ai, nuk do të ketë ndëshkim me burg, ndërkohë që u kërkon atyre të nxitojnë të shlyjenë detyrimet.

“Kushdo që vjedh energj, ndërhyn në mënyrë të paligjshme, e rilidh pasi e ka ndërprerë operatori, vepra penale është ‘vjedhje me qëllim përfitimi’ dhe është vjedhje e pastër që dënohet deri në 3 vjet burg. Dënimi për bizneset është më i rëndë, pasi rrezikojnë deri në 5 vjet. Ka ardhur koha që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe debitorët të paguajnë energjinë. Ka mënyra për pagesë të pjesshme dhe të tjera. Por nëse rilidhin energjinë, rrezikojnë dënimin”, shtoi Gjiknuri.

Gjatë aksionit që ka përfshirë të gjithë vendin për eleminimin e çdo lidhjeje të paligjhme të energjisë vetëm në qyetin e Elbasanit janë proçeduar mbi 18 persona. Si pasojë e kësaj janë rritur arkëtimet për energjinë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.