Ekonomia

Aksioni polici-OSHEE, mbi 760 lidhje debitore të ndërprera

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të hënë të dhënat më të fundit të operacioneve kundër vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në bashkëpunim me OSHEE.

Sipas një njoftimi për shtyp, në periudhën 14 qershor – 20 korrik 2015 janë bërë rreth 2.810 kontrolle, nga të cilat janë evidentuar 17 raste të lidhjeve të paligjshme, mes të cilave subjekte biznesi dhe familjarë.

Për rrjedhojë janë arrestuar në flagrancë për vjedhje të energjisë 5 persona, 8 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 po ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 766 lidhje të abonentëve debitorë dhe 17 lidhje të tjera të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 34 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen prej tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button