“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë që po shihet si shqetësuese për komunitetin serb në Kosovë, pasi në fjalët e tij duket se nuk llogariten serbët që nuk e mbështesin politikisht Listën Serbe.
“Atë ditë që nuk do të jetë Lista Serbe, nuk do të ketë as serbë në Kosovë”, deklaroi Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kurshumli, duke e lidhur drejtpërdrejt praninë e serbëve në Kosovë me ekzistencën e subjektit politik që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Deklarata e presidentit serb ngre pikëpyetje dhe shqetësime, pasi krijon përshtypjen se serbët që nuk e mbështesin Listën Serbe nuk konsiderohen si pjesë e përfaqësimit politik të komunitetit serb në Kosovë.
Vuçiç tha se kur përmend “Listën Serbe”, nuk e ka fjalën vetëm për subjektin politik si të tillë, por për një forcë që, sipas tij, përfaqëson Beogradin, Serbinë dhe popullin serb në tërësi në Kosovë.
“Rashiqi dhe ndihmësit e tij do të mbeten. Kur them Lista Serbe, nuk kam parasysh Listën Serbe, por dikë që përfaqëson Beogradin dhe Serbinë, ndër të tjera, dhe popullin serb në tërësi në Kosovë”, u shpreh ai.
Kjo pjesë e deklaratës shihet si veçanërisht e rëndë për serbët që kanë zgjedhur të mos e mbështesin Listën Serbe apo që kanë qëndrime të ndryshme politike nga Beogradi.
Në vend të një mesazhi gjithëpërfshirës për komunitetin serb, deklarata e Vuçiqit mund të interpretohet si një përpjekje për ta lidhur identitetin dhe të ardhmen politike të serbëve në Kosovë me një subjekt të vetëm politik.
Në këtë kuptim, deklarata ngre shqetësimin se një pjesë e serbëve në Kosovë mund të mbeten të papërfaqësuar në diskursin politik të Beogradit, vetëm për shkak se nuk e mbështesin Listën Serbe.
Vuçiç foli edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore të Mitrovicës, duke bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me këtë çështje./Telegrafi.
– YouTube www.youtube.com



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.