Ekspozita

Aktivitete festive me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet

Kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, Tirana, kremton te merkuren 95- vjetorin e shpalljes kryeqytet.

Tirana8Qyteti i themeluar në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini dhe që u quajt për herë të parë me emrin Tiranë në vitin 1418 në një dokument të Venedikut, u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjestarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920 dhe përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925.

TiranaMe këtë rast, Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me shoqatën “Alsar” dhe shkollën jopublike “Tirana Jonë” me rastin e 95- vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, do të hapin për të gjithë publikun një ekspozitë fotografike me pamje nga Tirana ndër vite në ora 10.00 në hollin kryesor të Muzeut Historik.

Gjatë ekspozitës, nxënësit e shkollës “Tirana Jonë” kanë përgatitur një program kulturor, i cili do të përmbajë një prezantim historik për Tiranën, poezi dhe valle.

Ndërkohë që edhe Bashkia e Tiranës, me rastin e 95- vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, do të inaugurojë  në Qendrën Ten në kuadër të projektit artistiko – kulturor ekspozitën fotografike dhe atë me piktura “Tirana Kryeqytet 11 shkurt 1920”, dy ekspozita me tematikë të kthimit të Tiranës në qendër të rëndësishme urbane.

Tirana sotKjo ekspozitë do të jetë me fotografi të periudhës nga autorë të ndryshëm të kohës. Në këto foto do të pasqyrohet ndryshimi dhe zhvillimi i madh që pësoi Tirana pas marrjes së saj të statusit të veçantë si kryeqytet.

Ndërsa në ekspozitën tjetër do të pasqyrohen punime në fushën e pikturës me peizazhe, godina, rrugë karakteristike të Tiranës etj. Në këto piktura do të ketë momente të zhvillimeve të para të jetës në qytet por edhe të gjendjes aktuale ku janë integruar arkitektura dhe urbanistika e momenteve të para të lindjes së Tiranës si kryeqytet. Ky projekt do të kontribuojë në gjallërimin e jetës artistiko – kulturore në qytetin e Tiranës, do të nxisë të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës për njohjen e historisë së qytetit të tyre dhe njëkohësisht do të kontribuojë në njohjen dhe pasurimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button