Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.08 ▲2.83%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,885 ▼ -0.66% ETH $2,178 ▼ -2.66% XRP $1.3310 ▼ -2.97% SOL $82.0000 ▼ -3.06%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Akuza për paraburgimet. Raporti: Shkelen edhe të drejtat e të dënuarëve të sëmurë

Një raport i ri i Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor e Poshtërues përcjell shqetësime të forta mbi kushtet e burgjeve në Shqipëri, shërbimet shëndetësore në këto institucione sigurie, situatën e personave me probleme psiqike si dhe implementimin e mbrojtjes ligjore për spitalizimin e pavullnetshëm.

Përfundimet e raportit, të mbështetura në një vizitë të delegacioneve të KPT-së në vitin 2004, ilustrojnë kushtet ekstremisht të vështira të paraburgimit në pjesën më të madhe të strukturave policore, me përjashtim të Drejtorisë Rajonale Policore të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë në Korçë.
Komiteti mendon se ka një përkeqësim të situatës në burgun 313 të kryeqytetit krahasuar me vizitën e të dërguarve të tij atje në vitin 2010. Në mbështetje të këtij pohimi jep dhe argumentet që dëshmojnë sipas tij se gjendja është më e keqe se atëherë, duke nisur më së pari nga mbipopullimi, aksesi i kufizuar për dritë natyrale në qeli dhe mungesa e higjienës.

Më keq nga të gjithë situata paraqitet në qendrën e paraburgimit në Sarandë. edhe pse shumica e të burgosurve, vazhdon raporti, thonë se janë trajtuar me korrektësi në kohën e kaluar nën mbikqyrjen policore, ka pasur akuza, përfshire këtu dhe nga të mitur, për keqtrajtime fizike nga ana e efektivëve të policisë.

Nisur nga kjo situatë, KPT-ja e përdor raportin e saj për të drejtuar një apel për të mos treguar asnjë lloj tolerance ndaj veprimeve të tilla dhe rekomandon përforcimin e mbrojtjes për të ndaluarit nga policia, duke i mëshuar në mënyrë të veçantë kujdesit për t’i garantuar atyre komunikimin me një avokat.

Sa për burgjet, aty nuk ka akuza për keqtrajtim të të dënuarve nga stafi, me përjashtim të Burgut të Peqinit, ku pretendohet se një fenomen i tillë ka ndodhur në kohën kur njësitë speciale të administratës qendrore të burgjeve kontrolluan qelitë për telefonë celularë.

KPT-ja organizon vizita në vendet e ndalimit për të vlerësuar trajtimin e personave të cilëve u është mohuar liria. Këto vende përfshijnë burgjet, vendet e ndalimit për të rinjtë, rajonet e policisë, qëndrat e ndalimit për imigrantë, spitalet psikiatrike, shtëpitë e kujdesit social, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.