Akuza të reja, Noka – Tahirit: Je hajdut kasetofonash, Braho: Të nxjerr jashtë!
Ka degjeneruar debati në Komisionin e Sigurisë, ndërsa mësohet se ish-ministri Flamur Noka ka lëshuar një lum fyerjesh ndaj Saimir Tahirit.
“Je hajdut kasetafonash dhe përdorues droge. Do ta nxjerr përgjimin në seancë në Kuvend” – mësohet t’i jetë drejtuar Noka – Tahirit.
Noka tha se ministri i brendshëm ka tentuar të vetëvritet.
“A qëndron dot një ministër që i kërkon falje bandave” – ka thënë Noka.
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është pezulluar momentalisht, ndërsa shkak për këtë është bërë debati mes ministrit të Brendshëm Tahiri dhe ish-ministrit Flamur Noka.
Duke raportuar për Kodin e Etikës në Policinë e Shtetit, ministri Tahiri është përplasur më Nokën i cili e ka akuzuar se ka 2 vite që e shkel këtë kod.
“Minimumi që nuk pranoj është të më gënjejnë sy për sy” – ka thënë Noka.
Debatet e ashpra kanë sjellë reagimin e kreut të Sigurisë, Spartak Braho, i cili e ka ‘kërcënuar’ Nokën se do ta nxjerrë jashtë komisionit.
Me poshte eshte debati i plote i zhvilluar ne Komision
Spartak Braho: Të lutem shumë Flamur, kjo nuk është pjesë e ligjit edhe s’kemi …..dil atje, dil.
Flamur Noka: Dal unë ore, ej boll ti ore ….A e kupton ti ore, është fyerje shumë e rëndë! Ministër që vjen këtu ju kakaris ju është kapur në përgjime telefonike të bandave, më falni se nuk ju arrestova unë, por ju arrestuan shërbimet dhe vjen ju bën tangërllik ju….ça bëni ju. A ndjen përgjegjësi se çfarë duhet bërë, kaq pot pyes, e ndjen përgjegjësi?
Spartak Braho: Të ndërpres që ç’ke me të, të ndërpres se ke që kur ke ardhur këtu do të prishësh mbledhjen. Mos bëj pyetje provokative se ministrin nuk e heq dot as ti as unë. Këtë e di ti? Lëre tani muhabet kot….
Flamur Noka: Ti ministrin mbaje, ta gëzosh, qytetarët nuk ta njohim mo’, more vesh?!
Spartak Braho: Mirë, dakord. Pyetje tjetër?
Flamur Noka: Ti mbaroj içik pyetjet unë pastaj me radhë…
Spartak Braho: Ke pyetje më?
Flamur Noka: Ne këtë punë kemi s’kemi ardhur këtu për shfaqje orizi… Mirë, mirë ta tregoj unë ty. Ta tregoj unë se pilaf do hani. Z. ministër çfarë komenti mund të bëni për kapjen e makinës tuaj mbushur me …. të trafikantëve të drogës dhe çfarë komentesh mund të bëni për faktin që ajo makinë është keqpërdorur nga ana juaj dhe e familjarëve tuaj? Makina e drogës në emër tuaj dhe në pronësi tuaj.
Spartak Braho: Po sikur e ka sqaruar?
Flamur Noka: Or ti zotëri a ka mundësi, ky pesë sqarime bën të pesta i bën ndryshe, lëre mor të qetë ti, mos e këshillo.
Spartak Braho: Se këshilloj unë, s’është objekti im….Ore ka pyetje- përgjigje.
Spartak Braho: Ti po bën diktim tani…
Ministri Tahiri: z. Kryetar unë e dëgjoj tani akuzën që makina ime qenka kapur e mbushur me drogë. Të them të drejtën…
Flamur Noka: Është kapur…janë kapur trafikantët me drogë dhe kanë përdorur makinën tënde. Kaq!
Ministri Tahiri: Mund të flas? Të paktën pak etikë në këtë mbledhje. Në qoftë se pastaj nuk do të dëgjosh, gjej një mënyrë tjetër për të zënë kohën gjatë kohës që unë flas. Gjithsesi dua të them dy fjalë për këtë Komision të nderuar lidhur me thuajse konferencat e përditshme për shtyp të SHQUP-it në adresën time.
Akuza më e fundit ishte që unë me vullnetin tim të lirë kam djegur Laboratorin sepse paskam dashur të djeg provat materiale për arrestimet që i ka bërë Policia e Shtetit, pra Policia e Shtetit i ka arrestuar, unë jam Ministër i Brendshëm dhe po unë dashkam të shkatërroj provat.
Ndërkohë që Prokuroria ka një ekspertizë zyrtare, e cila është bërë publike ku thuhet se shkaku i zjarrit ishte aksidental. Unë nuk pres që opozita të kërkoj falje, për akuzat e pabaza që bëjnë ndaj meje, por të paktën të vëmë disa standarde për komunikimin publik.
Unë nuk di nëse opozita mendon se duke më bërë mua trafikant, kriminel, bandit fiton ndonjë gjë. Por një gjë e di të sigurtë që qytetarët na gjykojnë dhe shohin punën e policisë, tani.
Në qoftë se në vitin 2013 Guardia di Finanzia deklaronte se ishin mbjellë 5 herë më shumë drogë sesa në vitin 2015 dhe po sipas Guardia di Finanza në vitin 2013 shkatërroi 7% ndërsa sot 99%, kush i bie të jetë banditi unë apo ai atje?!
Me logjikë unë nuk e them por di të them që rezultatet e Policisë së Shtetit flasin qartë
Flamur Noka: Unë ta them, ta kam thënë edhe ta faktoj. Thuaje edhe ti se ti je trafikant, je bandit dhe unë ta kam faktuar dhe do të vazhdoj ta faktoj çdo ditë së bashku me opozitën…
Ministri Tahiri: Dakord, ti s’ke lexuar një raport në jetën tënde do më faktosh mua tani. Po rri o zotëri më vjen keq… Je madje je nën nivelin e atij rojës së PD që ishte drejtori I FNSH-së, nën nivelin e atij je.