☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.33 ▲0.34%
ARI 3,554 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,672 ▼ -2.93% ETH $1,643 ▼ -3.46% XRP $0.9085 ▼ -2.26% SOL $67.7200 ▼ -4.35%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.33 ▲0.34 % ARI 3,554 ▼1.04 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.33 ▲0.34 % ARI 3,554 ▼1.04 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Pare

Akuzat për dhunë, flet drejtuesi i Orikut: U qëllua me shishe lojtari ynë, ata të Kukësit nuk kanë asnjë shenjë në trup

Administratori i Orikut, Muharrem Jazaj, reagon për “Panorama Sport” lidhur me incidentin e raportuar gjatë pushimit të ndeshjes Oriku–Kukësi. Pas fitores së skuadrës së tij, Jazaj mohon pretendimet për dhunë ndaj futbollistëve kundërshtarë, duke deklaruar se gjithçka ka nisur pas një provokimi dhe se situata ka qenë nën vëzhgimin e delegatit të ndeshjes.

Ai bën të ditur se do t’i drejtohet policisë për të raportuar ngjarjen. “Oriku më në fund mori fitoren e merituar dhe të shumëpritur, me një spektakël që dhuruan lojtarët dhe me mbështetjen e tifozëve, për të cilët dua të shpreh falënderimet e mia. Ndeshja shkoi shumë mirë dhe gjykimi ishte korrekt. Për atë që ka ndodhur, unë kam mësuar nga djemtë se, kur lojtarët po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, është qëlluar me shishe njëri prej futbollistëve tanë. Në atë moment situata ka agravuar dhe kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të stafit të tyre. Këtë informacion kam marrë nga lojtarët.

Nuk është e vërtetë që është ushtruar dhunë ndaj futbollistëve të Kukësit. Ata nuk kanë asnjë shenjë në fytyrë apo në trup. Ne biseduam edhe me presidentin e tyre dhe u ndamë si miq. Tani po shkoj në polici për të raportuar. Gjithçka ka qenë korrekte, aty ka qenë edhe delegati i ndeshjes. Ata nuk e përtypin dot humbjen dhe për këtë arsye bëjnë deklarata të tilla. Lojtari për të cilin pretendohet se është dhunuar ka luajtur 90 minuta dhe gjatë ndeshjes ka pasur ndërhyrje e përplasje të shumta. E futbollistët tanë kanë përfunduar të gjakosur nga loja. Pretendimet për dhunë pas ndeshjes janë të pavërteta”.

PËR KAMERAT – “Ne kemi VAR dhe gjithçka është në rregull. Kamerat janë të vendosura, por kanë shumë kohë që nuk funksionojnë. Le të vijë policia dhe t’i verifikojë. Po të funksiononin kamerat, gjithçka do të ishte më e qartë. E mira do të ishte që kjo situatë të mos ndodhte dhe ne të gëzonim fitoren e ta shijonim atë. Tani duhet të merremi me policinë dhe nuk e kuptoj se ku duan të dalin me këto pretendime”, përfundon administratori i Orikut, Jazaj, për “Panorama Sport”.

LOJTARËT E ORIKUT – Të kontaktuar nga “Panorama Sport”, edhe futbollistë të Orikut kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen. “Na provokoi përgatitësi atletik i Kukësit. Pati vetëm shtyrje dhe më pas ndërhyri menjëherë policia. Pretendimet për goditjen e lojtarëve kundërshtarë nuk qëndrojnë. Futbollisti që shfaqet në foton e publikuar është dëmtuar gjatë ndeshjes”, shprehen lojtarët e Orikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.