☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,373 ▼1.6%
DOW 45,200 ▼1.65%
NASDAQ 20,964 ▼2.07%
NAFTA 99.25 ▲5.05%
ARI 4,550 ▲3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,004 ▼ -3.55% ETH $1,995 ▼ -2.3% XRP $1.3290 ▼ -1.2% SOL $82.7300 ▼ -3.42%
S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 % S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Al Jazeera: UÇK ka bërë krime ndaj komunitetit rom në Kosovë

Një ndër mediat më të mëdha në botë Al Jazeera, ka shkruar për komunitetin rom në Kosovë dhe për “padrejtësitë që u janë bërë atyre”, të paktën nga lufta e fundit e më tej.

“Vite pas luftërave në Jugosllavi, romët ende presin drejtësinë për familjet e të zhdukurve dhe të humburve nga ‘hakmarrja’ e të tjerëve”, shkruan Al Jazeera, njofton Klan Kosova.

Në shkrim është edhe intervista e një pjesëtari të këtij komuniteti, i cili tregon se si para 17 vjetëve ishte rrëmbyer në Prishtinë vëllai i tij dhe kushëriri.

Ky shkrim i Al Jazeeras për vrasjen dhe zhdukjen e romëve pas luftës në Kosovë hedh faj mbi “pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Përkundër prezencës së NATO-s në Kosovë, anëtarë të UÇK-së dhe grupeve të tjera kryen një seri sulmesh hakmarrjeje në komunitetin e romëve, të cilët dyshoheshin se i kishin mbajtur anën Serbisë”.

Në vitin 2001, shkruan Al Jazeera, Human Rights Watch raportonte se rreth 1000 serbë dhe romë janë të zhdukur që nga fundi i konfliktit në Kosovë.

“Dëshmitarët implikojnë UÇK-në në sulmet hakmarrëse. Një raport përfshinë edhe një incident ku trupat gjermane të NATO-s kishin zbuluar se 25 anëtarë të UÇK-së kishin rrahur dhe burgosur 15 romë të moshuar”.

Shkrimi i gazetarit Morgan Meaker flet po ashtu edhe për tribunalin special që po përgatitet për të hetuar krimet e mundshme nga shqiptarët në luftën e fundit në Kosovë dhe po ashtu shkruan se qeveria është e mbushur me ish-komandantë ndaj kjo gjykatë Speciale kundërshtohet shumë nga banorët e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.