🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.28%
DOW 46,022 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.26 ▼1.26%
ARI 4,640 ▼5.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,224 ▼ -1.14% ETH $2,140 ▼ -2.12% XRP $1.4437 ▼ -0.45% SOL $88.7100 ▼ -1.19%
S&P 500 6,606 ▼0.28 % DOW 46,022 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.26 ▼1.26 % ARI 4,640 ▼5.24 % S&P 500 6,606 ▼0.28 % DOW 46,022 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.26 ▼1.26 % ARI 4,640 ▼5.24 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Al-Omair-Panariti: Memorandum bashkëpunimi në bujqësi e peshkim, do të eksportojmë ujin

Shqipëria dhe Kuvajti nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë,  mbrojtjen e bimëve, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe peshkimit.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave Edmond Panariti, në një konferencën e përbashkët për shtyp të enjten në Tiranë, me homologun e tij kuvajtian Al-Omair, pas nënshkrimit të memorandumit, deklaroi se ka ftuar sipërmarrësit kuvajtjanë të investojnë në sektorin rural shqiptarë.

Gjithashtu, ministri Panariti pohoi se i ka kërkuar ndihmë Kuvajtit dhe për pastrimin e kanaleve kulluese.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë së Kuvajtit, Al-Omair konfirmoi se, midis dy vendeve Shqiperi-Kuvajt, do të vendoset memorandumi bashkëpunimi në bujqësi e peshkim, ndërsa theksoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të veçanta.

“Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të veçanta. Do të sjellim makineri për pastrimin e kanaleve. Do të eksportojmë ujin e pijshëm shqiptar”, tha Al-Omair.

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kuvajtit në fushen e bujqësisë, konsiston në shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.


Ky 
bashkëpunim i ri mes palëve pritet të përmirësojë marrëdhëniet e ndërsjella nëpërmjet programeve të përbashkëta të bashkëpunimit Shqipëri-Kuvajt, bashkëpunimin në kërkime shkencore, ekspertizë dhe teknika për arritjen e objektivave të përparimit të bujqësisë në të dy vendet, si dhe të gjenerojë fonde për mbështetjen e projekteve të përbashkëta për të cilët është rënë dakord nga të dy vendet. 

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit Shqipëri-Kuvajt në fushën e bujqësisë, vjen brenda një kohe të shkurtër, pas takimit që zhvilloi në fillim të këtij muaji, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti me ambasadorin e ri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim, në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Panariti, i pyetur mbi rrezikun e përmbytjeve në vend, tha se,  dy grupe pune ndodhen në terren për  të  mbajtur në kontroll çdo zhvillim. Ndërkohë, duke u ndalur  tek dëmshpërblimet nga përmbytjet, ministri pohoi se qeveria do i përmbahet premtimeve.

“Ndodhen 2 grupe në terren. Qeveria do i përmbahet premtimeve për dëmshpërblimet. Bizneset të sigurohen për përmbytjet”, tha Panariti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.