☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.81 ▼0.83%
ARI 3,986 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,814 ▲ +0.09% ETH $2,057 ▼ -0.31% XRP $1.0485 ▼ -1.18% SOL $83.3400 ▼ -0.19%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.81 ▼0.83 % ARI 3,986 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

Kylian Mbappé ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike, pasi u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen e Francës ndaj Turqisë në UEFA Nations League.

Kapiteni i Francës shënoi golin që i dha fitoren skuadrës së Zinedine Zidane, por vetëm pak minuta më vonë u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi në gjurin e majtë.

Mbappé mori topin në hyrje të zonës dhe në minutën e 54-t lëshoi një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin turk dhe duke i dhënë Francës avantazhin 1-0. Megjithatë, menjëherë pas golit, sulmuesi reagoi me shqetësim dhe kapi gjurin e majtë.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, Mbappé u rikthye për pak çaste në fushë, por dhimbjet vazhduan. Në minutën e 59-të, ai u ul në tokë dhe i bëri me shenjë stolit se nuk mund të vazhdonte. Zinedine Zidane vendosi ta zëvendësonte me Désiré Doué.

Mbappé u largua nga fusha duke çaluar, ndërsa pamjet e tij, fillimisht me duart në fytyrë dhe më pas duke mbajtur gjurin e majtë, shtuan shqetësimin për shkallën e dëmtimit. Për momentin nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një afat rikuperimi. Gjendja e sulmuesit pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim.

Shqetësimi është edhe më i madh për shkak se Mbappé ka pasur probleme me të njëjtin gju gjatë sezonit të kaluar, duke munguar në shtatë ndeshje me Real Madridin në të gjitha kompeticionet. Franca, ndërkohë, e nisi epokën e Zinedine Zidane me një fitore 1-0 në Turqi, por festa për tri pikët është zbehur ndjeshëm nga gjendja fizike e kapitenit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.