Autoriteti i Mediave Audiovizive bëri të ditur sot se nuk kanë depozituar në AMA përmbajtjet e transmetuara audiovizive Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) “Glob TV”; “TV Berati”; “Channel 7”; “TV Klaudiana”; “Alpo TV”; “Saranda TV” dhe “TV Mati”.
Këto subjekte audiovizive kanë marrë njoftim zyrtar nga AMA, për nevojën e depozitimit të përditshëm të përmbajtjeve të transmetuara, përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të fushatës.
OSHMA Shijak TV transmetoi reklama politike jashtë fashës kohore të lejuar nga Kodi Zgjedhor. Konkretisht ka transmetuar reklama në oraret: 08:18 dhe13:33.
OSHMA “Syri TV” transmetoi reklama politike jashtë fashës kohore të lejuar nga Kodi Zgjedhor.
Konkretisht ka transmetuar reklama në oraret: 08:28; 09:09; 09:50; 10:30; 10:55 dhe 11:24.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.