☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.73 ▼0.15%
ARI 4,616 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,698 ▼ -1.75% ETH $2,048 ▼ -1.24% XRP $1.3144 ▼ -2.95% SOL $80.7000 ▼ -4.51%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasadorët takohen me partitë e vogla, Doda debaton me kreun e OSBE-së

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin si dhe kreu i prezencës së OSBE, Bernd Borchardt kanë thirrur sot në një tryezë diskutimi partitë e vogla për të gjetur rrugën për daljen nga kriza politike.

Takimi ka zgjatur një orë dhe temë e diskutimit mes ambasadorëve dhe partive të vogla ishte kriza politike në vend. Takimi i tyre vjen pas dështimit të negociatave edhe pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Deputetja Mesila Doda ka folur pas takimit me ambasadorët. Ajo tha se me ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt nuk ka pasur një bisedë miqësore, pasi sipas Dodës, ai ka deklaruar se mospjesëmarrja e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE-ODHIR.

“Unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, i cili ka deklaruar se mospjesëmarrja e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE-ODHIR. Ndërsa ndryshimi i kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim të gjithë partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODHIR këtë nuk do të lejonte. Kinezerira të tilla nuk e ndihmojnë procesin”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Doda tha se PDIU ka votuar pro Metës si president.

“Ne kemi dhënë firmat për kandidaturën e zotit Meta, ne kemi firmosur për të”, bëri me dije Doda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.