🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,918 ▲ +1.26% ETH $2,025 ▲ +1.79% XRP $1.3465 ▲ +1.3% SOL $83.4300 ▲ +0.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja e BE vëzhgon votimet në Elbasan, Hohmann: OSBE në Shqipëri, nesër pas zgjedhjeve del raporti i tyre

Ambasadorja e BE Christiane Hohmann ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimi elektronik në qytetin e Elbasanit.
Ajo u ndal në Qendrën e Votimit 23 51 ku u informua mbi ecurinë e procesit ndërkohë që i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e tyre themelore.

“Eshtë kënaqësi të jem në Elbasan për të vizituar një nga qendrat e votimit elektronik. Siç edhe mund ta keni parë procesi po ecën normal, pa problem dhe qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Thirrja ime për sot është që sa më shumë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe dita të vijojë pa probleme e qetë.

Ajo që do të vendosin qytetarët sot është kush do të qeverisë qytetin në 4 vitet e ardhshme, kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Këshillat Bashkiakë”, tha Hohman.

Ambasadorja e BE u pyet nga gazetarët në lidhje me pretendimet e Kandidatit Luciano Boçi për presion ndaj votuesve. Hohmann tha se në të gjitha qendrat e votimit janë vendosur vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe raporti i tyre do të jetë tregues mbi problematikat e hasura.

“Unë jam shumë e lumtur që OSBE ka në Shqipëri një ekip të plotë vëzhguesish. Ju e dini që 10 ditë më parë ata dhanë konkluzionet e tyre paraprake për gjetjet e tanishme. Na lejoni të presim ditën e nesërme kur të keni raportin e tyre pas zgjedhjeve për të parë gjetjen e tyre”, shtoi ambasadorja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.