☁️
Tiranë 12°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,700 ▲1.03%
DOW 46,931 ▲0.8%
NASDAQ 22,389 ▲1.28%
NAFTA 94.48 ▼4.29%
ARI 4,993 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,123 ▲ +3.23% ETH $2,323 ▲ +10.09% XRP $1.5219 ▲ +7.15% SOL $94.5000 ▲ +6.72%
S&P 500 6,700 ▲1.03 % DOW 46,931 ▲0.8 % NASDAQ 22,389 ▲1.28 % NAFTA 94.48 ▼4.29 % ARI 4,993 ▼1.36 % S&P 500 6,700 ▲1.03 % DOW 46,931 ▲0.8 % NASDAQ 22,389 ▲1.28 % NAFTA 94.48 ▼4.29 % ARI 4,993 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambient i vështirë afarist

Biznese1Ndonëse në disa raporte ndërkombëtare, ku flitet për ambient afarist në Kosovë thuhet se është shënuar progres, bizneset të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në këtë vend vazhdojnë të kenë probleme me funksionimin dhe ekzistencën stabile të biznesit.

Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Kosovë thonë se nuk ka arsye që të ketë eufori nga këto vlerësime, pasi që sipas tyre, realiteti në ekonominë e Kosovës është i vështirë dhe se bizneset përballen me probleme të mëdha.

Ata kujtojnë se raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bërit biznes”, ka vlerësuar se është përmirësuar klima e të bërit biznes kryesisht në procedurat burokratike, që Kosova ishte kritikuar mjaft shumë vitet e kaluara, por sa i përket klimës investive ka shënuar ngecje.

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se ecuritë makroekonomike në Kosovë kanë shënuar ngecje.

“Sa i përket klimës investive viti që po e lëmë pas nuk ka qenë një vit i mirë sa i përket të bërit biznes për shkak të një klime jo të favorshme politike që ka ekzistuar në Kosovë në mungesë të funksionimit të agjencive shtetërore për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ecuritë makroekonomike në përgjithësi në Kosovë kanë shënuar një ngecje simbolike, por që ka kohë për t’u përmirësuar”, thotë Gashi.

Viti 2014, shton Gashi, do të lë pasoja në ecuritë makroekonomike gjatë viteve të ardhshme, pasi që disa projekte kapitale që është dashur të fillojnë në Kosovë ato nuk kanë nisur.

“Në duhet të përmirësojmë klimën e brendshme investive duke filluar nga konstituimi urgjent i Kuvendit të Kosovës, krijimi i Qeverisë, miratimi i buxhetit për vitin 2015 dhe menjëherë fillimi i zbatimit të projekteve kapitale që inkurajojnë investimet e jashtme, gjenerojnë vende të punës dhe e përmirësojnë bilancit negative tregtar që e kemi me botën e jashtme”, vlerëson Gashi.

Duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore “ Të bërit biznes”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tregon se Banka Botërore ka anashkaluar disa pika mjaft të rëndësishme në raport me ambientin afarist në vend, e që sipas tij, janë pikërisht ato faktorë që pengojnë zhvillimin e biznesit.

“Ajo çka është shqetësuese në këtë drejtim Banka Botërore e anashkalon sundimin e rendit dhe ligjit, sigurinë në vend, stabilitetin makroekonomik, nivelin e korrupsionit aftësinë e krahut të punës, funksionalitetin e institucioneve, infrastrukturën dhe shumë argumente tjera që janë shumë substanciale për Kosovën”, thekson ai.

Kosova, shton Gërxhaliu në krahasim me vendet e rajonit nuk është në një pozitë të favorshme të të bërit biznes. Sipas tij, vendet e rajonit kanë avancuar shumë më shpjet.

“Prioritet i prioriteteve në Kosovë duhet të jetë zhvillimi ekonomik duke mbështetur sektorin privat në veçanti sektorin prodhues përmes së cilit do të kemi edhe investitorë të huaj, do të kemi krijim të vendeve të punës dhe mbi të gjitha do të kemi përmirësim të bilancit të pagesave. Duhet të kuptohet se të gjitha këto barriera kanë një emërues të përbashkët dhe ai është sundimi i rendit dhe ligjit”, shton Gërxhaliu.

Raporti i Bankës Botërore “Të bërit biznes” për vitin 2015 e ka ranguar Kosovën në pozitën 75, duke shënuar ngritje për 11 pozitash në krahasim me vitin 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.