AMF: Bonot e thesarit dominojnë tregun e letrave me vlerë të qeverisë
Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 u dominua në masën 73.11% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 26.89% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Sipas statistikave zyrtare te publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, 84.90% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2015 flasin për një dominim të transaksioneve “blerje në tregun primar” dhe “shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 67.99% dhe 16.47% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.40% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Transaksioni i llojit “shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2015, ka pasur një rritje prej 45.20 milionë lekë ose 0.84% krahasuar me janar-shtator 2014 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 6.37%.
Ndërsa transaksioni i llojit “blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2015 ka pasur një ulje prej 319.86 milionë lekë ose 14.19% krahasuar me janar-shtator 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 16.23%.
Krahasuar me janar-shtator 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 274.66 milionë lekë.