☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.72 ▲0.48%
ARI 4,863 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,155 ▼ -0.74% ETH $2,321 ▼ -1.94% XRP $1.3602 ▼ -1.3% SOL $83.7900 ▼ -2.97%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Analistët: Ivanov nuk ka strategji për sigurinë e vendit

Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka strategji preventive për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit, njofton SHENJA.

Prandaj, gjatë dy mandateve të tij, ai ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë vetëm dy apo tre herë dhe atë në momente jo të qëlluara. Kështu vlerësojnë ekspertët politik në vend. Ismet Ramadani potencon se në disa raste kryetari i shtetit ka pasur arsye të fuqishme për ta mbledhur Këshillin e sigurimit, kur në Maqedoni ndodhi rasti i “Monstrës”, demonstratat, protestat, kur filluan rrahjet e të rinjve shqiptar të njëpasnjëshme.

“Ishin momente shumë të ndjeshme sa i përket raporteve ndëretnike dhe ai atëherë nuk e pa të arsyeshme të mbledh këshillin e sigurimit, po ashtu antagonizmat e pozitës dhe opozitës shkuan deri në skajshmëri dhe erdhi kriza politike dhe Ai nëse e flasim të drejtën nuk ka treguar ndonjë shqetësim të madh për krizën politike dhe të sigurisë në Maqedoni, biles shpesh herë edhe është sjellur me përfillje duke shkuar me vizita jashtë shtetit dhe duke e lënë situatën këtu jashtëzakonisht të tensionuar”, ka deklaruar eksperti politik Ismet Ramadani.

Analisti Nano Ruzhin, vlerëson se, kjo tregon që ekziston jogatishmëri dhe njohuri të zhvilluara për sfidat e vërteta të sigurisë, me të cilat ballafaqohet Maqedonia.

“Nuk është esenca vetëm të shiteni me xhaketa të lëkurës para ushtarëve dhe të jeni komandant suprem i cili nuk merret me forma të parakohshme të parashikuara dhe preventive të parandalimit të rrezikut, por kjo formë është thjesht si rasti kur, ‘ka ardhur i sëmuri dhe ajde ta shërojmë’, deklaroi profesori universitar Nano Ruzhin.

Sipas profesorit Nano Ruzhin, ky institucion, në të gjitha shtetet e Evropës veri-perendimore edhe tek fqinjët, funksionon si një formulë e përhershme, qëllimi i të cilës është mbikëqyrja dhe trajtimi, por dhe marrja e aktiviteteve të ndryshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit, posaçërisht në një shtet i cili është multietnik, që ka përvojat këqija e që kishte destabilitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.