Ekonomia

Analizë/ Fushat më me interes për investimet e huaja

Me modelin e ri për zhvillimin ekonomik të vendit në 30 vitet e ardhshme, qeveria synon një ekonomi që bazohet tek shfrytëzimi optimal i resurseve dhe pasurive kombëtare, nxitja e prodhimit vendas, eksporteve konkurruese, ku nevoja për investime të huaja direkte, shihen si burime që sigurojnë rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Vetëm në tremujorin e parë sivjet ekonomia shënoi rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 258 milionë euro, me 90 milionë euro më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor në vitit paraardhës.
Fushat me interes në tërheqjen e mëtejshme të investimeve të huaja shikohen zhvillimi i zonave industriale, bujqësia, koncensionet, etj. Interesimi i kompanive të huaja për të ardhur në Shqipëri tregohet dhe ngta numri i bizneseve të huaja të regjistruara në QKR.
Vetëm vjet u regjistruan 948 kompani të huaja, ose 30% e totalit të bizneseve të reja.
Investimet e huaja direkte kanë shënuar ecuri mjaft inkurajuese, pasi sapo kanë nisur punimet për fazën e parë të projektit TAP, që vijon në 5 vjet, ku do të mund të punësohen drejtpërdrejt 500 punonjës si dhe mijëra të tjerë si rezultat i kontratave indirekte të lidhura në ndërtimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore me 211 km. në pjesën tokësore dhe 37 km. në pjesën detare.
Së fundi në Shqipëri kanë nisur nga puna dy biznese të mëdha gjermane, “Tirana Business Park” dhe në sektorin auto-motiv kompania “Forschner”, një risi për ekonominë shqiptare që synon të diversifikojë industrinë, duke kaluar nga tekstilet e këpucët, tek degët e tjera më komplekse të manifakturës.

tap-480x451Nga ana tjetër dhe ligji i ri për koncensionet pranon ofertat e pakërkuara me një paraprojekt të avancuar dhe të plotë, duke shmangur abuzimet e deritanishme sikurse ka ndodhur me HEC-et ku nga 353 koncesione të dhëna, vetëm 53 kanë funksionuar, 300 të tjera janë abuzivë, pasi janë kërkuar pa projekte dhe shumica pa financimet e garantuara.
Veç forcimit të garancive, ligji i ri shkurton kohën e lejeve dhe procedurat burokratike për dhënien e një koncesioni dhe nga 272 ditë që është sot, do të behet vetëm në 140 ditë.
Paralelisht ligji i ri i hap rrugë investimeve të përbashkëta shtet-privat edhe në sektorin e bujqësisë, sektor që deri sot ka qenë i përjashtuar. Përballë mungesës së parave publike, Qeveria pret që përmes kësaj rruge të tërheqë kapitalin privat për të financuar, bëjnë të ditur burime nga ministria e Zhvillimit Ekonomik.

bujqesi-350x197Sipas një studimi të Komisionit Europian, investimet e huaja në rajon, rrisin ndjeshëm produktivitetin e kompanive lokale deri në 40% në disa raste dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të rajonit në tërësi.
Në këtë kuadër, qeveria po i koncepton politikat për tërheqjen e investimeve të huaja si pjesë e rëndësishme e një strategjie rajonale të zhvillimit duke bashkërenduar politikat fiskale në termat e koordinimit të standardeve, proceseve të certifikimit, autorizimit, standardizimit etj, me synim, një treg i unifikuar.
Në këtë kuadër janë dhe dy projektet e rëndësishme, IAP dhe Korridori Blu, autostrada që kalon nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe vazhdon deri në Greqi, ku i është kërkuar financim Bashkimit Europian

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button