🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,751 ▲1.11%
DOW 53,671 ▲1.15%
NASDAQ 26,613 ▲1.51%
NAFTA 91.45 ▲0.48%
ARI 4,526 ▲2.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,230 ▲ +5.02% ETH $2,513 ▲ +4.96% XRP $1.4620 ▲ +8.98% SOL $105.2100 ▲ +5.77%
S&P 500 7,751 ▲1.11 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,613 ▲1.51 % NAFTA 91.45 ▲0.48 % ARI 4,526 ▲2.51 % S&P 500 7,751 ▲1.11 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,613 ▲1.51 % NAFTA 91.45 ▲0.48 % ARI 4,526 ▲2.51 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Përplasja në Orikum, zbardhet skema e kërcënimit me gjobë 5 milionë euro ndaj biznesmenit! Kryepolici Ndreu: 5 të

Policia e Vlorës, përmes një konference për mediat të mbajtur sot në mbrëmje (3 shtator), ka dhënë detaje të plota mbi incidentin e ndodhur në Orikum, ku u përfshinë biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, për shkaqe pronësie.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, deklaroi se:

“Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.”

Ndreu shtoi se “duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë. Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.”

Ai sqaroi edhe dinamikën dhe hetimet paraprake.

“Rreth orës 12:00, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe u përplas me barrierat në fshatin Peshkëpi. Në automjet ndodheshin Luan Muça dhe vëllezërit Klaudio e Mandrit Lleshaj. Muça dhe Mandrit Lleshaj u dëmtuan dhe u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë,” tha Ndreu.

Sipas asaj që Drejtori i Policisë së vlorës, më vonë, në Fier u ndalua një tjetër automjet i shpallur në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta, ku u gjetën fishekë pistolete dhe dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Po atë ditë, në bypass-in e Vlorës u gjet i djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se ishte përdorur nga autorët.

Më tej ai deklaroi se, nga hetimet rezultoi se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, kishte shkuar në hotelin e Vasil Bedinajt, ku nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kishin vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kishin kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Sakaq Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu deklaroi se:

“Në përfundim të veprimeve, policia arrestoi në flagrancë: Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar; Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.