Ekonomia

Analizë/HEC-et lokale rrisin prodhimin dhe fitimet

Energjia e prodhuar nga HEC-et private dhe ato të dhëna me koncesion vijon të ndjekë trendin rritës të evidentuar në 3 vitet e fundit.

FOTO-HECI-BANJES-2-Foto-MVjet, energjia e prodhuar prej tyre u rrit 14% më shumë se në vitin 2013, kur prodhimi u rrit 11% më shumë se në 2012-tën.
Në total, sipas INSTAT, në vitin 2014 prodhimi i energjisë nga prodhuesit privatë zuri 27,9% ndaj totalit të energjisë së prodhuar në vend nga HEC-et publike dhe private bashkë.
Sipas raportit vjetor të ERE-s gjatë vitit 2013 në Shqipëri prodhuan energji elektrike 80 HEC-e lokale me fuqi të përgjithshme të instaluar në rreth 240 MW në sasinë prej 1.147.564 kwh energji.

Ndërsa gjatë vitit 2014, ndonëse prodhimi në total të energjisë pësoi rënie me 32%, ku ndikimin kryesor e dha sektori publik, sektori privat rezultoi me rritje prodhimi të llogaritur sipas INSTAT, në 1.317.690 kwh energji.
Fitimet nga shitja e energjisë prej HEC-eve vendore tek KESH ka ndikuar në fuqizimin e disa prej kompanitë private të prodhimit të energjisë, që po gjenerojnë fitime të larta.

Sipas një studimi të kryer nga revista ekonomike “Monitor”, ka prej tyre, që për nga fitimet e realizuara nga shitjet e energjisë, janë listuar ndër 100 kompanitë e mëdha për vitin 2013. Ndër to janë kompania “Erdat Lura”, që ka ndërtuar me koncesion dhe menaxhon hidrocentralet Lura 1, 2 dhe 3, me fitimin 577 milionë lekë u rendit në vendin e 35-të të kompanive me fitime të mëdha në vend. Po kështu janë kompanitë “HEC i Tërvolit”, “GJO-SPA Power”, “Euron Energy Group”, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button