Andin Hoti i përgjigjet Daçiçit për pretendimet ndaj Prizrenit: “Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës”
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se "flamuri serb do të valojë në Prizren".
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, duke thënë se “flamuri serb do të valojë në Prizren”, siç raporton KosovaPress.
Hoti ka ndarë në një postim në Facebook një fotografi pranë bustit të babait të tij, Ukshin Hoti, nga ku i ka bërë thirrje Daçiqit të vijë në Prizren së bashku me Milan Radoiçiqin.
“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende. Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin. Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar se “etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s”.
“Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”, përfundon Hoti në reagimin e tij. Daçiq e bëri deklaratën provokuese gjatë fushatës elektorale në Serbi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.