roze

Andy Murray bëhet me vajzë

Andy Murray është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij, Kim lindi një vajzë, fëmija i parë i çiftit.

Ylli i tenisit kishte premtaur se do të braktiste Australian Open nëse bashkëshortja e tij do të lindte gjatë turit. Dhe pasi humbi në finale ai tha se do të ishte ‘fluturimi i tij i parë në shtëpi’, në një mesazh emocional.

Vajza e Murray ka lindur mbrëmjen e të dielës, sipas raportimeve të medias ndërkombëtare. Vajza, e cila nuk ka emër ende, është më e vogla e familjes së tenistëve Murray.

Vëllai i Andy, Jamie, fitoi Australian Open në kampionatin e muajit të kaluar, teksa e ëma, Judy është një trajnere e suksesshme dhe ka qënë kapitene e skuadrës britanike të tenisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button