☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,452 ▲3.22%
NASDAQ 25,779 ▲1.6%
NAFTA 88.60 ▼7.79%
ARI 4,074 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,202 ▲ +2.98% ETH $2,420 ▲ +5.65% XRP $1.3047 ▲ +2.01% SOL $94.9100 ▲ +1.41%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Anëtarësimi në BE/Ambasadorja Hohmann: Duhen rezultate në fushën e pastrimit të parave dhe luftë kundër prodhimit të kanabisit

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann gjatë prezantimit të zhvilluar sot mbi projektin e ri të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së, EU4LEA, është shprehur se hapja e negociatave është një hap mjaft i rëndësishëm por megjithatë ka akoma punë për tu bërë.
Ajo tha se duhet të konsolidohet reforma në drejtësi e të monitorohet historiku i hetimeve dhe dënimeve ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit.

Ajo tha se mjaft i rëndësishëm për rrugëtimin në BE është edhe angazhimi në luftën kundër prodhimit të kanabisit dhe armëve si dhe bashkëpunimi me shtetet e BE-së dhe agjensitë e zbatimit të ligjit.

Së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Së treti; do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së.
Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore.
Së pesti: zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu.

16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli në 19 korrik negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në konferencën e parë ndërqeveritare, mbajtur në Bruksel, kreu i qeverisë Edi Rama, e konsideroi aëntarësimin në BE, një çështje për ‘jetë a vdekje’, ndërsa u shpreh se vendi do të vijojë në përmbushjen e sfidave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.