☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.46 ▲0.2%
ARI 4,866 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,006 ▼ -0.37% ETH $2,316 ▼ -1.03% XRP $1.3601 ▼ -0.97% SOL $83.4400 ▼ -2.97%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,866 ▲0.32 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,866 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Angela Merkel e pret Isa Mustafën më 30 qershor në Berlin

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa do të udhëtojë për Gjermani në fund të muajit qershor. Siç mëson Gazeta Blic nga burime diplomatike gjermane në Berlin, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka ndarë më në fund një termin për shefin e Qeverisë së Kosovës, më 30 qershor.

Kjo vizitë e Mustafës përndryshe vjen pas pothuajse një viti prejse në media të Kosovës ishte përfolur që Mustafa do të pritej nga kancelarja e Gjermanisë. Përndryshe Mustafa niset për në kryeqytetin gjerman vetëm 2 ditë para se kancelarja e Gjermanisë të udhëtojë për në Tiranë ku do të pritet nga homologu i saj shqiptar Edi Rama, raporton Gazeta Blic në Prishtinë.

Shkaku pse vizita e Mustafës është shtyrë kaq gjatë shpjegohet edhe me krizën permanente dhe vështirësitë që Qeveria në Prishtinë vazhdon t’i ketë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po kështu pas valës së shkuarjes së mijëra azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani ka bërë që Berlini thjesht të ftohet edhe më me Kosovën, duke shtuar presionin që të ndalen refugjatët. Por arsyeja kryesore pse Qeveria e Gjermanisë ka ngurruar të presë zyrtarë nga Kosova është që ende nuk është miratuar Gjykata Speciale për krime të luftës.

Burime diplomatike gjermane i kanë thënë Gazetës Blic se zyrtarisht Mustafës ende nuk i ka shkuar ftesa pasi që priten edhe disa sqarime nga Qeveria e Kosovës dhe kabineti i Mustafës se kush do jetë në delegacionin e tij.
Përndryshe vizita e Mustafës në Berlin ku pritet takimi me Merkel si dhe udhëtimi i kancelares në Tiranë vijnë në një periudhë kohore kur Kancelarja e Gjermanisë është në prag të pushimeve të saj vjetore.

Mustafa gjatë qëndrimit të tij në cilësinë e shefit të Qeverisë do të ketë një program të ngjeshur me takime nga radhët e deputetëve të CDU-CSU-së si dhe me Fondacionin Konrad Adenauer ku pasditen e datës 1 korrik edhe do të bëjë një prezantim të situatës në Kosovë dhe rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.