☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,539 ▼ -1.75% ETH $2,213 ▼ -1.21% XRP $1.3324 ▼ -1.08% SOL $82.2500 ▼ -2.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Anija shqiptare e marrë peng, arrestohet egjiptiani

Autoritetet egjiptiane njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin Adel Salam, i akuzuar nga policia shqiptare si autori i rrëmbimit të anijes “Çelepia 2” me në bord dy marinarë shqiptarë.

Salam është prangosur në Aleksandri, ndërsa në lidhje me fatin e dy marinarëve shqiptarë nuk dihet ende asgjë.

Anija e peshkimit “Çelepia 2” është zhdukur që prej 21 qershorit dhe egjiptiani Adel Salam mori përsipër pengmarrjen. Ai kërkoi 70 mijë euro në këmbim për të liruar anijen dhe dy marinarët e saj shqiptarë.

30-vjeçari egjiptian, marinar në anijen e peshkimit “Çelepia 2” i ka telefonuar një bashkëkombasi të tij, i cili punon në Portin e Durrësit duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të portit të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro, në të kundërt ai kërcënoi se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Në bordin e “Çelepia 2” në momentin e marrjes peng ndodheshin motorist Luan Mema dhe kapiteni Dhimitër Malja. Ka qenë vetë pronari i peshkarexhës Murat Çelepia ai i cili ka njoftuar kapitenerinë dhe policinë se kishte humbur çdo kontakt me ekuipazhin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.