Ekonomia

Anija tregtare “Chang Qiang”, 25 mijë ton klinker nga Fushë Kruja në Egjipt

 Në portin e Durrësit ka mbërritur sot paradite anija tregtare “Chang Qiang”, e cila do të ngarkojë 25 mijë ton klinker.

Durrës-anija-tregtare-kineze-“Chang-Qiang”-Foto-Gezim-KabashiAnija tregtare “Chang Qiang” është një nga anijet e mëdha që bregëzohen në port, ndërsa gjatë këtij muaji janë ngarkuar me sasi prej 16-21 mijë ton klinker edhe dy anije të tjera. Anija me gjatësi 178 metra dhe gjërësi 30 metra, është bregëzuar në kalatën 11 dhe ka nisur menjëherë përpunimin me katër elektrovinça në dispozicion. Klinkeri është prodhuar në fabrikën”Antea Cement” (Fushë Krujë) dhe ka si destinacion portet e Egjiptit, bënë të ditur burime nga dispeçeria e portit.

Anija tregtare “Chang Qiang” është prodhim i vitit 1998 dhe lundron me flamurin e Hong Kongut. Para se të mbërrinte në portin më të madh të vendit tonë ajo ishte bregëzuar edhe në portet e Ravenës dhe Ortonës (Itali).

Që nga fillimi i muajit janar, në Terminalin Lindor të portit të Durrësit janë ngarkuar me klinker edhe anijet “Thea K” (16.000 ton) dhe “Sider Luck” (20.500 ton).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button