☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.44 ▲0.51%
ARI 4,688 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,506 ▲ +4.55% ETH $2,499 ▲ +2.6% XRP $1.5149 ▲ +3.05% SOL $101.4600 ▲ +8.24%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.44 ▲0.51 % ARI 4,688 ▼0.21 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.44 ▲0.51 % ARI 4,688 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: Meloni më pëlqen, është njeri i mirë

ANKARA, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot fjalë të mira për kryeministren italiane, Georgia Meloni duke e përshkruar atë si “një person të mirë, në fakt”.

“Ajo është një person i mirë, në fakt”, u përgjigj shefi i Shtëpisë së Bardhë në një pyetje nga shtypi para fillimit të samitit të NATO-s, i cili do t’i bashkojë të dy udhëheqësit të martën në mbrëmje dhe të mërkurën.

“Më pëlqen”, komentoi ai, duke shtuar se “mendoj se bëri një gabim” dhe duke theksuar se “ajo thjesht nuk ishte aty për ne dhe kjo nuk më pëlqeu”, pas refuzimit të Melonit për t’iu bashkuar sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit.

Pas një shkëmbimi të nxehtë mbi këtë temë muajin e kaluar, presidenti amerikan përsëriti sulmet e tij të dielën në mbrëmje në platformën e tij Truth Social duke postuar një imazh të manipuluar që tregonte kryeministren italiane duke e parë të habitur, me mesazhin, me shkronja kapitale “Kërkohet urdhër mbrojtjeje”.

Roma nuk pranoi të përgjigjej ose të komentonte.

Donald Trump kishte deklaruar më parë se Meloni “po shkonte keq në Itali” dhe se ajo ishte “popullore”, pasi pretendoi, disa ditë më parë, se udhëheqësja italiane e ekstremit të djathtë e kishte “lutur” atë të bënte një foto me të në një samit të G7 disa ditë më parë.

Georgia Meloni ishte, deri vonë, një nga aleatët e tij më të ngushtë në Evropë.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, i cili do të shoqërojë Melonin në Ankara, deklaroi të hënën se “gjëja thelbësore është të ruhen marrëdhëniet transatlantike”./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.