☀️
Tiranë 39°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.73 ▼0.06%
ARI 4,027 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,343 ▼ -0.4% ETH $1,869 ▼ -0.23% XRP $1.0937 ▼ -0.36% SOL $76.3600 ▲ +0.09%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.73 ▼0.06 % ARI 4,027 ▲0.2 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.73 ▼0.06 % ARI 4,027 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Ankesa për ndarjen e buxhetit të kulturës në Kërçovë, vetëm 16% të mjeteve janë ndarë për shqiptarët

Kërçova për këtë vit mban epitetin “Qytet i kulturës”, por ka pakënaqësi se si janë ndarë mjetet për financimin e projekteve kulturore nga ana e komunës. Shoqatat shqiptare reagojnë duke thënë se as çereku i mjeteve të parapara nuk janë ndarë për to. Madje shtojnë se janë refuzuar projekte e shoqata që kanë traditë në organizimet kulturore.

“Sa i përket ndarjes së buxhetit për kulturë ne si shoqata shqiptare reagojmë ashpër ndaj ndarjes së këtij buxheti sepse vetëm 16% janë ndarë për kulturën shqiptare dhe arsyetohen më atë se nuk ka pasur projekte”, tha Naim Zenku nga Shoqata “Votra”.

Kryetari Komunës Aleksandar Jovanovski u arsyetua duke thënë se për projektet dhe për buxhetin e vitit 2026 për kulturë ka vendosur komisioni kulturë, në bazë të kushteve dhe kritereve.

“Ekziston komision për kulturë i cili ka funksionuar çdo vit dhe i ka ndarë ato mjete. Mendoj se ata vendosin në bazë të disa kritereve. Gjithsecili që i plotëson këto kushte. Unë pyeta se cilat janë kushtet dhe me thanë se janë në aspektin nëse ajo që financohet me të vërtetë do të realizohet, sepse është me rëndësi si “Qytet i kulturës” që vërtetë të realizohen sepse nga ajo qytetarët do të shohin ndonjë benefit”, deklaroi kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski.

Vlera e buxhetit të projekteve që do të financohen nga Komuna dhe që duhet të realizohen këtë vit nga shoqatat e përzgjedhura për aktivitet kulturore është rreth 82 mijë euro. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.