09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët
S&P 500 6,699 ▼0.6%
DOW 47,019 ▼1.02%
NASDAQ 22,329 ▼0.26%
NAFTA 94.56 ▲4.03%
ARI 5,104 ▼1.07%
Breaking
Kronika

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e pezullimit për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar Belinda Ballukun e cila ankimoi vendimin e GJKKO-së të dhënë më 22 nëntor të 2025-ës, për pezullimin e saj nga detyra e zv.kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Apeli i Posaçëm, me trup trupi gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre.

Kujtojmë se në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit të Ballukut.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me procedurat për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.